
Organizuar nga Shoqata e Bletarëve “Dramiqarja” në Skenderaj është mbajtur panairi rajonal i bletarisë “ Skenderaj 2009” në të cilin shoqatat nga Mitrovica, Vushtrria dhe Skenderaj kanë ekspozuar prodhimet e tyre bletare .
Ky panair gëzonte pjesëmarrjen e një numri të madh të bletarëve nga rajoni i Mitrovicës si dhe mysafirë të shumët nga qytete të ndryshme të Kosovës.
Gjatë këtij panairi bletarët patën mundësin të shkëmbejnë përvojat ndërmjet vete dhe të shohin të arriturat e njëri tjetrit, kurse qytetarët patën mundësi të mësojnë më shumë për mjaltin si prodhim i pazëvendësueshëm ushqimor, shërues dhe dietal.
Vlen të theksohet që ky panair është përkrahur nga ProCredit Bank, meqë agrikutlutra konsiderohet si një ndër sektorët më të rëndësishëm drejt zhvillimit ekonomik të vendit.
Shko prapa