Dymbëdhjetë nxënës gjilanas,nga klasat e nënta, të dhjeta, të njëmbëdhjeta dhe të dymbëdhjeta në një konkurrencë prej njëqind pjesëmarrësve, janë shpallur më të mirët në Olimpiadën Matematikore të Gjilanit, që është organizuar nga organizata joqeveritare Union Plus, nën përkujdesje të Drejtorisë së Arsimit të Gjilanit dhe mbështetur nga ProCredit Bank.
Nxënësit fitues do të përfaqësojnë qytetin e Gjilanit në Olimpiadën e Dytë të Matematikës që do të mbahet në Prishtinë ku do të marrin pjesë të gjitha shkollat e Kosovës.
Vlen të theksohet se të gjithë nxënësit garues janë pajisur me mirënjohje për pjesëmarrje nga ProCredit Bank. Përveç kësaj ProCredit Bank ka shpërblyer me nga një çmim nxënësit më të mirë për vendin e parë, të dytë dhe të tretë.
Shko prapa