Eko dhe ProCredit Bank

Përse ProCredit Bank kujdeset për efikasitetin e energjisë?

ProCredit Bank është një bankë me orientim zhvillimor e cila ofron gjithë shërbimet dhe që kryen operacione bankare të përgjegjshme. Pjesë e kësaj përgjegjësie është obligimi për të vepruar në pajtueshmëri me standardet e paradefinuara sociale, etike dhe ambientale. Një qasje e përgjegjshme ndaj ambientit është pjesë e rëndësishme e të kuptuarit se kush jemi ne. Efikasiteti i shpenzimit të energjisë është bërë një çështje e rëndësishme globale e cila është duke u rritur për shkak të çmimeve të energjisë, varësisë së madhe të importit të energjisë dhe problemeve ambientale. ProCredit e ka kuptuar këtë dhe ka prezantuar një produkt të ri të kredisë për të përmirësuar efikasitetin e shpenzimit të energjisë në ekonomitë familjare dhe në biznese.

 

Eko Kredi

Kurseni para, Kurseni Energji!

photophoto
photophoto
  • ValutaKursi
  • usa CHF 1.2830
  • usa USD 1.2720
  • usa GBP 0.8280