Llogaria e kursimit për fëmijë – ProKid – është llogari kushtuar enkas kursimeve të fëmijëve tuaj, e cila sjell interes. Libreza e kursimit si dhe arka e kursimit e bëjnë këtë llogari shumë atraktive për fëmijët. Kursimet mund t’i filloni që tashti, duke ndarë nga paga një shumë sado të vogël të hollash që të kalojë në mënyrë automatike në këtë llogari çdo muaj, e që u ndihmon fëmijëve për shkollim në të ardhmen e tyre. Njëherësh, me këtë llogari ju ngritni kulturën e kursimit edhe te fëmijët tuaj. Banka jonë, po ashtu mendon rreth kursimeve të tyre, duke i pasuruar me një shumë të caktuar që nga çasti i hapjes së kësaj llogarie si shpërblim për nisjen e kursimeve.