Transfertet ndërkombëtare të parave
Në biznesin e pagesave ndërkombëtare, ProCredit Bank në Kosovë përfiton nga përvoja e gjatë e Deutsche dhe Commerz bank, të cilat janë banka të mëdha komerciale gjermane. Si rezultat i kësaj, klientët që bëjnë biznese me kompanitë jashtë Kosovës mund të mbështeten te ne për t’i kryer të gjitha transaksionet ndërkombëtare në mënyrë të shpejtë dhe korrekte. Për më tepër, kushtet tona për këto shërbime janë mjaft konkurruese në tregun e Kosovës.
ProCredit Bank në Kosovë dhe lidhja me rrjetin SWIFT
SWIFT është Society for Worldwide Interbank Financial Telecommunication dhe e bën të mundur procesimin e të gjitha transferteve ndërkombëtare të parave (hyrëse & dalëse).
Rrjeti SWIFT ka rreth 8,300 anëtarë në 208 vende.
Adresa jonë SWIFT: MBKORS22.
Llogaritë tona korresponduese
ProCredit Bank në Kosovë mban llogari korresponduese me këto banka ndërkombëtare:
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Transfertet kombëtare
Transfertet kombëtare autorizohen nga Sistemi Autorizues Interbank – EICS, që e ofron Banka Qendrore e Republikës së Kosovës.
Transfertet institucionale të parave (përbrenda degëve të ProCredit Bank)
Pagesat përbrenda ProCredit Bank në Kosovë bëhen pa pagesë dhe kryhen po të njëjtën ditë.