23.07.2010
Prishtinë
Grupi ProCredit përfshin 21 institucione financiare të cilat fokusohen në sigurimin e shërbimeve bankare për biznese shumë të vogla, të vogla dhe të mesme në ekonomitë në tranzicion dhe vendet në zhvillim. Për këto biznese ne përpiqemi të jemi "banka fqinje", e cila ofron shërbime financiare transparente dhe gjithëpërfshirëse. Rritja e këtyre bizneseve kontribuon në zhvillimin ekonomik dhe promovon krijimin e vendeve të reja të punës.
Përveç kësaj, përpiqemi për të zhvilluar një kulturë kursimi midis individëve privat dhe për të ofruar shërbime të përgjegjshme dhe transparente bankare, për ata që jetojnë dhe punojnë në zonat në të cilat ne operojmë.
Pėrshkrimi
Aftėsitė
Nëse ju identifikoheni me qëllimet dhe vlerat etike të kompanisë tonë, jeni kurioz ndaj shteteve dhe kulturave të tjera si edhe zotëroni kualifikimet e mëposhtme:
Ne ofrojmë një punë interesante dhe sfiduese në një mjedis dinamik, ndërkombëtar, i cili karakterizohet nga një kulturë e hapur komunikimi. Dokumentet tuaja të aplikimit duhet të tregojnë qartë arsyen se pse ju mendoni se jeni të përshtatshëm për pozicionin për të cilin po aplikoni. Këto duhet të përfshijnë një deklaratë në të cilën ju shpjegoni motivimin tuaj për aplikimin (Letër Motivuese), duke iu referuar web-faqes sonë ndërkombëtare www.procredit-holding.com dhe web-faqes së bankës sonë www.procreditbank-kos.com.
Për informatën tuaj, vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore, për t'iu nënshtruar testit për punësim.
Keni parasysh që testi për punësim është i përgjithshëm dhe i obligueshëm për të gjitha pozitat, përderisa përbëhet nga katër pjesë:Matematikë elementare; Shkrimi i një eseje (shqip/ serbo-kroatisht, varësisht nga gjuha amtare e kandidatëve); Pjesa e Gjuhës Angleze, dhe Njohuri të përgjithshme.
Të gjitha aplikacionet për punësim pranohen vetëm përmes sistemit tonë online të rekrutimit: https://job.procreditbank-kos.com/. Ju lutemi plotësoni të gjitha fushat e kërkuara në aplikacionin tonë online, duke e bashkangjitur Letrën Motivuese edhe CV-në tuaj, sipas format-it te kërkuar nga banka, jo më vonë se më 05.08.2010.