Koordinator i Projektit për Lizing

23.07.2010

Zyra Qendrore

Grupi ProCredit përfshin 21 institucione financiare të cilat fokusohen në sigurimin e shërbimeve bankare për biznese shumë të vogla, të vogla dhe të mesme në ekonomitë në tranzicion dhe vendet në zhvillim. Për këto biznese ne përpiqemi të jemi "banka fqinje", e cila ofron shërbime financiare transparente dhe gjithëpërfshirëse. Rritja e këtyre bizneseve kontribuon në zhvillimin ekonomik dhe promovon krijimin e vendeve të reja të punës.
Përveç kësaj, përpiqemi për të zhvilluar një kulturë kursimi midis inividëve privat dhe për të ofruar shërbime të përgjegjshme dhe transparente bankare, për ata që jetojnë dhe punojnë në zonat në të cilat ne operojmë.

Pėrshkrimi

    Koordinatori i Projektit tė Lizingut ėshtė pėrgjegjės pėr themelimin e njė kompanie tė lizingut, si dhe luajtjen e njė roli aktiv nė zhvillimin e vazhdueshėm dhe funksionalitetin e produkteve/shėrbimeve tė lizingut. Ai/ajo ėshtė pėrgjegjės pėr t’u siguruar nėse politikat dhe procedurat pėr klientėt e lizingut janė duke u implementuar dhe zbatuar nga zyrat/degėt e lizingut. Ai/ajo do tė jetė pėrgjegjės pėr hulumtimin e tregut, rishikimin dhe analizėn e konceptit tė ri tė lizingut tė prezantuar nga kompanitė e tjera tė lizingut sikurse edhe pėr tė kontribuar nė zhvillimin e konceptit tė ri tė Pro Leasing.
    • Themelimi i njė kompanie tė lizingut nga fillimi.
    • Pėrgatitja e procedurave pėr lizing.
    • Themelimi i sistemit tė kontabilitetit dhe TI-sė.
    • Menaxhimi i ēėshtjeve ligjore dhe rregullatore.
    • Punėsimi dhe rekrutimi i stafit tė lizingut.
    • Implementimi i produkteve tė reja.
    • Hulumtimi i tregut dhe analiza e kompanive tė tjera tė lizingut.
    • Puna nė zhvillimin e produkteve.
    • Monitorimi i portofolit tė lizingut dhe statistikave sikurse edhe tarifave tė tė hyrave/shpenzimeve nga buxheti.
    • Pėrveē kėsaj, kryen detyra tė tjera tė caktuara nga menaxhmenti.
    • Aftėsitė

      Nëse identifikoheni me qëllimin dhe vlerat etike të kompanisë sonë, jeni kurioz për vendet dhe kulturat e tjera, dhe keni kualifikimin e mëposhtëm:

      • Diplomë universiteti në ekonomi, financa, administrim biznesi apo fusha të tjera të ngjashme;
      • Minimumi 3-5 vite eksperiencë punë me ndonjë institucion financiar me reputacion;
      • Përvojë në menaxhimin e projekteve komplekse;
      • Eksperiencë në udhëheqje;
      • Njohuri e mirë në kontabilitet dhe sitemin e TI-së;
      • Njohuri bazë mbi ligjet tregtare;

      Ne do të mund të ju ofrojmë punë sfiduese dhe interesante në një ambient dinamik ndërkombëtar ku nuk ka hierarki.  Dokumentet tuaja aplikuese duhet të tregojnë qartë se përse jeni të interesuar për pozitën për të cilën jeni duke aplikuar. Kjo duhet të përfshijë një deklaratë të detajuar që shpjegon motivimin tuaj për aplikim dhe i referohet përmbajtjes që faqes sonë ndërkombëtare të internetit (www.procredit-holding.com) si dhe faqes së internetit të bankës sonë (www.procreditbank-kos.com ). Ju lutemi keni parasysh që vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen drejtëpërsërdrejti nga Departamenti i Burimeve Njerëzore dhe do të ftohen të marrin pjesë në test. Njohuri të matematikës elementare si dhe gjuhës angleze do të kontribuonin pozitivisht në aplikacionin tuaj.

      Aplikacionin mund të dërgohet vetëm në sistemin tonë elektronik të rekrutimit https://job.procreditbank-kos.com/
      Ju lutemi plotësoni të gjitha fushat e kërkuara në aplikacionin tuaj online, si dhe ia bashkëngjitni një Letër Motivimi dhe CV-në tuaj, e cila duhet të përshtatet me formën e CV-së tonë (që mund të gjendet në anën e djathtë të faqes sonë të internetit), jo më vonë se më 6 gusht 2010.

      Prapa

photophoto
photophoto
  • ValutaKursi
  • usa CHF 1.2830
  • usa USD 1.2720
  • usa GBP 0.8280