Kë po e kërkojmë ne?

Burimet njerëzore

Kandidatë profesionalë me përvojë pune, (nuk është  e domosdoshme përvoja në banka) të diplomuar nga universiteti që janë të gatshëm të mësojnë dhe angazhohen në aktivitete të përgjegjshme bankare.

  • Jemi duke kërkuar njerëz që janë të gatshëm për të mësuar dhe që janë në gjendje për t’u përshtatur në mjedise të reja. Nëse punësoheni në një pozitë në bankën tonë, kjo mund të nënkuptojë se do të caktoheni në një degë në vendbanime tjera, dhe se do të kaloni disa muaj jashtë vendit për qëllime trajnimi. Nëse e shihni këtë si mundësi, atëherë ju mund të jeni kandidati i duhur.
  • Ne u japim vlerë të madhe individëve të cilët janë të orientuar drejt ofrimit të shërbimeve ndaj klientëve. Si ofrues i shërbimeve financiare, ne i japim rëndësi jetike këtij aspekti, të kërkojmë njerëz me aftësi për të kuptuar dhe komunikuar me klientët tanë.
  • Ne kemi nevojë për njerëz të cilët janë të gatshëm dhe në gjendje të marrin përgjegjësi dhe të marrin vendime bazuar në logjikë dhe arsye, njëkohësisht duke qëndruar vendosmërisht të lidhur me realitetin. Me fjalë të tjera, ne presim individë të pavarur që njëkohësisht janë në gjendje të jenë vetë-kritikë dhe gjithashtu të hapur për komente konstruktive nga kolegët.
  • Ne duam njerëz të cilët i vlerësojnë dhe përfitojnë nga mundësitë për të mësuar dhe të menduarit e të cilëve shkon përtej minimumit të kërkuar, njerëz kureshtarë të cilët gjithashtu duan  dhe dinë se si  t’i ndajnë njohuritë e tyre dhe mësimet e marra nga të tjerët.
  • Ne duam njerëz të ndershëm dhe të besueshëm me standarde të larta profesionale, njerëz të cilët përdorin të menduarit logjik dhe racional, të cilët janë në gjendje të organizojnë dhe janë të motivuar dhe entuziastë për të kontribuar drejt arritjes së qëllimeve tona.

A e shihni veten në këtë profil? Atëherë merrni pjesë në procesin tonë të përzgjedhjes.