Pyetjet dhe përgjigjjet më të shpeshta

Për tërheqjet/pagesat që kryhen brenda Kosovës, ju lutem referohuni çmimores, kliko këtu

Për tërheqjet/pagesat që kryhen jashtë rrjetit të bankës ProCredit, ju lutem referohuni çmimores, kliko këtu

Për kartelat e bankës ProCredit të mbetura në bankomat, përfaqësuesit e bankës në ditët në vijim do të ju njoftojnë për vendin dhe ditën kur mund ta merrni kartelën. Kurse për kartelat e bankave tjera luteni të paraqiteni në degën më të afërt apo telefononi qendrën e kontaktit në 049/555-555 ose 038/555-555 për më shumë informata apo në email adresën zyrtare të bankës kos.kujdesiperkliente@procredit-group.com.

 

Kodi 3D Secure gjenerohet automatikisht në numrin tuaj mobil të telefonit. Është kod 6 shifror (pa pagesë) të cilin ju duhet ta shënoni në faqen e internetit pasi të keni dhënë të dhënat e kërkuara (përfshirë edhe numrin e kartelës) dhe pasi të keni shtypur butonin për konfirmim të blerjes në “dyqanin në internet”. Për më shumë kliko këtu.

Në bankomatet e bankës ProCredit në Kosovë me kartela të bankës ProCredit, klientët mund të tërheqin deri në 2,000 Euro. Klientët mund ta rrisin limitin e kartelës deri në 10,000 Euro brenda ditës përmes aplikacionit mobil ProCredit Bank Kosova. Shkarko këtu.
 

Në bankomatet e bankave tjera brenda territorit të Kosovë me kartela të bankës ProCredit, klientët mund të tërheqin deri në 500 Euro brenda ditës .

 

Për klientët të cilët janë aktiv në shfrytëzimin e kartelave të tyre, kartela e tyre rinovohen në mënyrë automatike. Posa kartela të jetë gati, banka bën dërgimin e saj përmes postës në adresën tuaj të banimit të cilën e keni të deponuar në bankë. Ndërsa klientët të cilët kanë dy kartela të debitit në të njëjtën kohë, fatkeqësisht kartela nuk rinovohet automatikisht.

Po ashtu nëse klientit nuk i është rinovuar automatikisht kartela, klienti mund te beje kërkesë per kartele te re duke aplikuar përmes web faqes apo përmes shërbimit ebanking. 

Ju lusim që në momentin e pranimit të njoftimit përmes SMS nga ana e bankës për skadim të kartelës të kontaktoni Qendrën e Kontaktit përmes numrave 049/555-555 dhe 038/555-555, apo përmes emailit zyrtar kos.kujdesiperkliente@procredit-group.com për informata shtesë.

Banka ProCredit ofron kartelën Master Standard per te cilën mund te aplikoni online këtu dhe me pas do te kontaktoheni nga personat përgjegjës per hapat e ardhshëm.

Klientët mund të bëjnë caktimin e PIN-it të ri përmes mobile banking ose duhet të drejtohen në ndonjërën nga pikat tona shërbyese.

Klientët mund të bëjnë caktimin e PIN-it të ri përmes mobile banking, në bankomate të bankës ose mund të drejtohen në ndonjërën nga pikat tona shërbyese.

Jo, ky shërbimi është i përfshirë në komisionin mujor për të gjithë klientët e Bankës ProCredit.

Dërgimi i kartelave përmes postës është një shërbim që ne e ofrojmë për të gjithë klientët tanë dhe kjo është mënyra e vetme për të pranuar kartelën e bankës.

Aktivizimi i kartelës dhe PIN-in mund të bëhet vetëm përmes operatoreve mobil të Kosovës.

Informata për transaksione me kartelë Maksimumi ditor Një transaksion i vetëm
Blerjet ditore në internet 2,000 EUR  
Blerjet në pika të shitjes (POS) të bankave tjera 5,000 EUR 3,000 EUR
Blerjet në pika të shitjes (POS) të bankës ProCredit 8,000 EUR 4,000 EUR
Tërheqjet në Kosovë në bankomatet e bankave tjera 500 EUR  
Tërheqjet në bankomate jashtë Kosovës 500 EUR  
Tërheqje nga llogaria rrjedhëse në bankomatet e Bankës ProCredit 2,000 EUR dhe në raste speciale deri në 10,000  

 

Do të ketë 5 tentime nga ana e postës së shpejtë për t'iu dorëzuar kartelën në adresën tuaj të banimit.  Ju mund të ndryshoni adresën e dërgesës në sistemet e kompanisë në vegëzen https://nposta.com/kontakto/. Në rastet kur brenda 5 tentimeve, korrieri nuk arrin të dorëzoj dërgesën tek ju, atëherë ju duhet të kontaktoni postën direkt në 080020400.

Kartela pas 60 ditëve shkatërrohet nga banka, andaj për tu pajisur me kartelë të re duhet të aplikoni për këtë shërbim sërish.

Bllokoni dhe zhbllokoni kartelën përmes aplikacionit mobil 24/7 i cili mund të shkarkohet këtu . Ju mund të na telefononi për raportim të kartelave të humbura në 049/555-555 dhe 038/555-555.

  • Vlera që mund të paguani pa vendosur PIN në POS është 50 euro për transaksion.
  • Vlera që mund të paguani pa vendosur PIN në POS është 50 euro për transaksion.
  • Vlera që mund të paguani pa vendosur PIN në POS është 50 euro për transaksion.

Ju mund të realizoni deri në 5 transaksione pa vendosur PIN-in. Në pagesën e gjashtë ju duhet patjetër të vendosni PIN-in në POS edhe nëse pagesa është duke u realizuar me apo pa kontakt.