ProCredit Bank mbjell 452 drunj në parkun e Kampusit të Universitetit të Prishtinës

6/16/2021

ProCredit Bank, si bankë që kontribuon çdo ditë në kujdesin për mjedisin ka mbjellë sot 452 drunj në parkun e Kampusit të Universitetit të Prishtinës.

 Më shumë se 113,703 m2 sipërfaqe publike është gjelbëruar dhe do të pajiset me ulëse dhe shporta – duke e shndërruar këtë hapësirë në park të rehatshëm për qëndrim dhe shfrytëzim për qytetarët. 

Ky investim i Bankës ProCredit është mundësuar në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës. 

Investimi në këtë park reflekton nevojën për më shumë hapësira publike të gjelbëruara në Kosovë, si dhe kontributin e vazhdueshëm të Bankës ProCredit për mjedisin, duke vulosur edhe njëherë strategjinë tonë si bankë që zhvillon, inkurajon dhe implementon politika mjedisore me projekte konkrete dhe tejet të dobishme për komunitetin.   

“Me këtë investim, ne si bankë synojmë të kontribuojmë në rritjen e hapësirave të gjelbëruara, shumë e domosdoshme për kryeqytetin. Ky investim është pjesë e projektit  për rritjen e hapësirave të gjelbëruara në shumë qytete tjera në vend, që paraqet një investim total prej më shumë se 1,000  drunjsh të mbjellë dhe mbi 128,000 m2  sipërfaqeje të gjelbëruar”, deklaroi Visar Paçarada, Anëtar i Bordit Menaxhues nga Banka ProCredit.