Rezultate bindëse nga H1 dhe shifra të fuqishme të rritjes – Grupi ProCredit ka ngritur nivelin e parashikimeve për rritje për vitin 2020

9/4/2020

Rezultate bindëse nga H1 dhe shifra të fuqishme të rritjes – Grupi ProCredit ka ngritur nivelin e parashikimeve për rritje për vitin 2020

  • Rritje prej 5.3%, më e lartë nga sa ishte parashikuar, në portofolin e kredive konsumatore nga H1 – Bordi Menaxhues ka ngritur ndërmjet 8% dhe 10% nivelin e parashikimeve për rritje për të gjithë vitin 
  • Kostoja vjetore e rrezikut prej 67 pikëve bazë është në përputhje me pritshmëritë, me cilësi të mirë të portofolit
  • Rezultati i konsoliduar prej EUR 21.7 milionë përkon me kthimin vjetor të ekuiteteve prej 5.5% me shpenzime të qëndrueshme dhe përmirësime të dukshme të fitimeve para kostove të riskut 

Frankfurt am Main, 13 gusht 2020 – Grupi ProCredit, që është kryesisht aktiv në Evropën Juglindore dhe Lindore, raporton rezultate të mira për gjysmën e parë të vitit, pavarësisht ndikimit të pandemisë së COVID-19. Gjatë H1 2020, portofoli i kredive të klientëve u rrit me 5.3% ose EUR 255 milionë (H1 2019: +5.0% / EUR +217 milionë), duke kapërcyer udhëzimet që ishin komunikuar për të gjithë vitin. Rezultati i konsoliduar prej EUR 21.7 milionë (H1 2019: EUR 22.9 milionë) u arrit pavarësisht një rritjeje prej EUR 11.6 milionë në kostot e riskut në krahasim me të njëjtën periudhë në vitin paraprak. Përmirësimi i raportit kosto-të hyra me 4.2 pikë përqindjeje në 66.5% pasqyron një rritje të konsiderueshme prej EUR 8.7 milionë në të hyrat para taksave dhe shtesat e humbjeve në EUR 41.8 milionë.

Menaxhmenti ndjehet i inkurajuar nga rezultatet e gjysmës së parë: “Portofoli ynë në rritje i kredive tregon se pavarësisht kohërave të vështira, është me rëndësi që NMV-të të kenë një partner bankar të besueshëm. Jemi të bindur se modeli ynë i fuqishëm i biznesit, profili i qëndrueshëm i riskut dhe rezultatet financiare bindëse krijojnë një bazë të fortë për t’i mbështetur klientët tanë, edhe në mjedisin aktual të tregut, duke shfrytëzuar kështu mundësi tërheqëse për rritje”. 

Rritja e portofolit të kredive të klientëve u arrit kryesisht me kredi investimi afatgjatë që u janë dhënë klientëve të rinj dhe ekzistues nga NMV-të, gjë që pasqyron edhe më tej fuqizimin e pozicionimit në treg të grupit.

Një rritje veçanërisht e fuqishme u shënua në portofolin e kredive të gjelbra, që u rrit me 9.9% dhe ishte posaçërisht dinamik në sektorin e energjisë së ripërtëritshme. Në tërësi, portofoli i gjelbër i ka kontribuar me mbi 30% rritjes totale dhe deri me 30 qershor 2020 përbënte 17.3% të totalit të portofolit të kredive. 

Rritja e depozitave të klientëve në EUR 113 milionë ose 2.6% në gjysmën e parë të vitit, ka ardhur si rrjedhojë e rritjes së depozitave pa afat dhe llogarive të kursimit me qasje të menjëhershme. Fakti që kjo rritje është gjeneruar nga klientët ekzistues dhe të rinj nga biznesi si dhe nga individë privatë pasqyron se ProCredit DIRECT, oferta e Grupit ProCredit për shërbime digjitale, po bëhet gjithnjë e më tërheqëse. Raporti i mbulimit të likuiditetit (LCR) i grupit në fund të gjysmëvjetorit ka qenë 142%.

Me EUR 21.7 milionë, rezultati i konsoliduar ishte fare pak larg nivelit prej EUR 22.9 milionë të fituara në të njëjtën periudhë në vitin paraprak. Përmirësimi i të hyrave të interesit neto u zbeh krejtësisht nga shpenzimet më të mëdha për mbulimin e humbjeve. Falë rritjes së portofolit të kredive, të hyrat neto nga interesi u rritën me EUR 7.2 milionë ose 7.8% në EUR 99.9 milionë përgjatë 12 muajve të fundit. Me 3.0%, marzhi i interesit neto ishte 0.1 pikë përqindjeje më poshtë se sa niveli i vitit paraprak. Kjo rënie kryesisht ka ndodhur për shkak të reduktimeve të konsiderueshme në normat kryesore të interesit në segmentin e Evropës Lindore. 

Shpenzimet për mbulimin e humbjeve u rritën për EUR 11.6 milionë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit paraprak në total prej EUR 15.7 milionë. Kjo përkon me kosto vjetore të riskut prej 67 pikësh bazë, që është në përputhje me pritshmëritë. Rreth EUR 8 milionë të kësaj shifre i atribuohen parametrave të përditësuar makroekonomikë në modelin e riskut të kredive. Gjithashtu, bankat ProCredit kanë rritur edhe provizionet gjatë shqyrtimit të vazhdueshëm dhe individual të të gjitha ekspozimeve të tyre kreditore ndaj klientëve të biznesit. Pjesa e huave të zhvlerësuara mbeti e pandryshuar krahasuar me fundin e vitit në nivelin 2.5%. Pjesa e mbulimit të huave të zhvlerësuara u rrit nga 89.1% në 93.6%.

Tarifat neto dhe komisionet pësuan rënie të lehtë prej EUR 3.2 milionë në EUR 22.6 milionë, kryesisht si rezultat i rënies së transfertave vendore dhe ndërkombëtare gjatë pandemisë së COVID-19.

Shpenzimet operative pësuan rënie të lehtë prej EUR 0.7 milionë në EUR 82.8 milionë, për shkak të reduktimit të shpenzimeve administrative. Raporti kosto-të ardhura pësoi rënie prej 4.2 pikë përqindjeje në 66.5%. Në një bazë me kosto të qëndrueshme, fitimi para tatimit dhe mbulimi i humbjeve u rriten me EUR 8.7 milionë ose 26.2% në krahasim me vitin paraprak, në EUR 41.8 milionë.

Përshtatshmëria e kapitalit të grupit ProCredit mbetet e shëndoshë. Raporti i kapitalit të Nivelit 1 të Ekuitetit të Përbashkët (CET1 tërësisht i plotë) deri me 30 qershor 2020 ishte 14.1%, pra i pandryshuar që nga fundi i vitit 2019. Aktivet e ponderuara të rrezikut ranë pavarësisht rritjes së fortë të portofolios, pjesërisht për shkak të futjes së hershme të ponderimeve të reja të rrezikut për ekspozimet e NVM-ve nga Parlamenti Evropian në qershor 2020. Kapitali bazë i grupit përfshin përfitimin e konsoliduar për vitin 2019, pa përfshirë pagesën e planifikuar të dividendit prej një të tretës së përfitimit të konsoliduar. Baza e përshtatshme e kapitalit vazhdon të mbështetet nga raporti i huave prej 10.3% (31 dhjetor 2019: 10.8%).

Gjatë gjysmës së parë të vitit 2020, ProCredit Holding AG & Co. KGaA mori një hua prej USD 100 milionë nga Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC), anëtare e Grupit të Bankës Botërore. Kjo hua ka hapur mundësi të reja për bankat ProCredit që të ofrojnë financim të targetuar për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në situatën aktuale.

Pas rritjes së fuqishme që u arrit në gjysmën e parë të vitit, Menaxhmenti i ProCredit Holding sheh gjithashtu mundësi të mira për rritje edhe në gjysmën e dytë. Pas parashikimit për rritje të ulët me një shifër në portofolin e kredive për klientë në fillim vitit, tani Bordi Menaxhues pret një rritje prej 8% dhe 10%. Kjo nuk merr parasysh efektet e mundshme nga konvertimi i valutës në fundvit. Rreziku nga një valë e re e pandemisë dhe vendosja e kufizimeve shtesë në tregtinë vendore dhe ndërkombëtare janë faktorë madhorë të riskut për këtë parashikim.

Me një kosto të riskut prej rreth 75 pikësh bazë, kthimi në ekuitete për vitin në tërësi ende pritet të jetë pozitiv, edhe pse më i ulët se sa në vitin paraprak. Kjo bazohet në supozimin se ekonomitë e tregjeve të ProCredit-it do të fillojnë ta marrin veten në gjysmën e dytë të vitit. Parashikimet për raportin kosto-të hyra (rreth 70%) dhe raporti i kapitalit bazë (mbi 13%) po ashtu janë konfirmuar.

Që nga sot mund ta gjeni raportin për gjysmën e vitit 2020 të grupit ProCredit në gjermanisht dhe anglisht në uebfaqen e ProCredit Holding nën Marrëdhëniet me Investitorë në http://www.procredit-holding.com/en/investor-relations/reports-publications/financial-reports/

 


Kontakt: 
Andrea Kaufmann, Zyra e Komunikimit të Grupit, ProCredit Holding, Tel.: +49 69 951 437 138, 
E-mail: Andrea.Kaufmann@procredit-group.com 

Rreth ProCredit Holding AG & Co. KGaA
ProCredit Holding AG & Co. KGaA, me qendër në Frankfurt mbi Majn, Gjermani, është kompania mëmë e orientuar nga zhvillimi e grupit ProCredit, që përbëhet nga banka komerciale për ndërmarrje të vogla dhe të mesme (NMV). Përveç fokusit të saj operativ në Evropën Juglindore dhe Evropën Lindore, grupi ProCredit është aktiv edhe në Amerikën e Jugut dhe Gjermani. Aksionet e kompanisë tregtohen në segmentin Prime Standard të Bursës së Frankfurtit. Aksionerët institucionalë të ProCredit Holding AG & Co. KGaA përfshijnë investitorët strategjikë Zeitinger Invest dhe ProCredit Staff Invest (mjeti investues për stafin e ProCredit-it), Dutch DOEN Participaties BV, KfW Development Bank dhe IFC (pjesë e Grupit të Bankës Botërore). Si kompani e mbikëqyrur e grupit në përputhje me Ligjin Gjerman të Bankimit, ProCredit Holding AG & Co. KGaA mbikëqyret në nivel të konsoliduar nga Autoriteti Federal Gjerman për Mbikëqyrje Financiare (Bundesanstalt für Finanzdienstleistungsaufsicht, BaFin) dhe Bundesbank e Gjermanisë. Për më shumë informacion, vizitoni: www.procredit-holding.com.

Deklarata e parashikimeve 
Kjo komunikatë për media përmban deklarata që kanë të bëjnë me zhvillimin e biznesit dhe performancës tonë financiare në të ardhmen, si dhe deklarata që kanë të bëjnë me veprime apo zhvillime në të ardhmen që ndikojnë tek ProCredit Holding dhe që mund të përbëjnë deklaratë të parashikimeve. Këto deklarata mbështeten mbi menaxhimin e pritshmërive aktuale dhe supozimeve specifike nga ProCredit Holding, shumë prej të cilave janë përtej kontrollit të ProCredit Holding. Prandaj, ato i nënshtrohen një tërësie të risqeve, pasigurive dhe faktorëve. Nëse një apo më shumë nga këto risqe apo pasiguri ndodh të materializohet apo nëse ndonjë pritshmëri bazë apo supozim del të jetë i pasaktë, atëherë rezultatet, performanca dhe arritjet aktuale (si negative, ashtu edhe pozitive) të ProCredit Holding mund të dallojnë disi nga ato që janë shprehur apo nënkuptuar në deklaratën e parashikimeve. ProCredit Holding nuk merr përsipër asnjë detyrim për t’i përditësuar këto deklarata të parashikimeve apo t’i përmirësojë ato në rast të shmangieve nga zhvillimet e pritshme.