Etika e biznesit

Etika e biznesit
  • Misioni i bankës
  • Struktura e bankës
  • Etika e biznesit
  • Politikat mjedisore
  • Ankesa
  • Pajtueshmëria
  • Sistemi i sinjalizimit
  • Publikimet financiare

Pjesë e misionit të përgjithshëm të grupit ProCredit është përcaktimi i standardeve në sektorët financiar në të cilët ne operojmë. Ne duam që të bëjmë ndryshim – përmes grupeve të synuara të cilëve u shërbejmë, përmes cilësisë së shërbimeve tona financiare dhe përmes etikës afariste. Operacionet e institucioneve ProCredit udhëhiqen nga këto parime:

  • Transparenca: Ne ofrojmë informata transparente për klientët tanë, për opinionin publik dhe për punonjësit tanë.Për shembull, ne sigurohemi që klientët të kuptojnë plotësisht kushtet e kontratave të cilat ata i lidhin me ne dhe angazhohemi në edukimin financiar me qëllim që të ngrisim vetëdijen e publikut për rreziqet e ofertave financiare jo transparente.
  • Kultura e komunikimit të hapur: Ne komunikojmë me njëri tjetrin haptas, në mënyrë të drejtë dhe konstruktive. Ne i trajtojmë konfliktet në punë në mënyrë profesionale, duke punuar bashkarisht për të gjetur zgjidhje.
  • Përgjegjësia dhe toleranca shoqërore: Ne ofrojmë këshilla të shëndosha dhe me bazë të sigurtë për klientët tanë. Para se të ofrojmë kredi për klientët tanë, ne vlerësojmë gjendjen e tyre ekonomike dhe financiare, potencialin e tyre të biznesit dhe kapacitetin e tyre për kthimin e kredisë në mënyrë që të shmanget mbi borxhi dhe që të ofrojmë shërbime të përshtatshme financiare. Për më tepër, ne jemi të përkushtuar në trajtimin e të gjithë klientëve dhe punëtorëve me korrektësi dhe respekt, pa marrë parasysh origjinën, racën, gjuhën, gjininë apo besimet e tyre fetare.                                                                                                                                                                                           Ne gjithashtu sigurohemi se kërkesat e aplikuesve për financim vlerësohen në aspektin e përputhshmërisë me praktikën tonë etike afariste. Asnjë kredi nuk është lëshuar për individë ose biznese, në qoftë se dyshohet se ata janë duke përdorur metoda të punës të cilat janë të pasigurta, të dëmshme për ambientin apo moralisht të papranueshme, veçanërisht shfrytëzimi i fëmijëve për punë.
  • Standarde të larta profesionale: Punëtorët tanë marrin personalisht përgjegjësi për kualitetin e punës së tyre dhe gjithmonë përpiqen për t’u ngritur profesionalisht.
  • Integritet dhe përkushtim personal: Sinqeriteti i plotë kërkohet në çdo kohë nga të gjithë punëtorët e grupit ProCredit, dhe çdo mosrespektim i këtij parimi trajtohet shpejt dhe në mënyrë rigoroze. Këto parime përfaqësojnë shtyllën kryesore të kulturës sonë korporative dhe aplikohen në mënyrë aktive në operacionet e përditshme. Ato reflektohen në Kodin e Mirësjelljes së ProCredit, e cila përkthen parimet e grupit në udhëzime praktike për personelin tonë.

Grupi ProCredit është i përkushtuar për të ruajtur standarde të larta etike dhe biznesore në lidhje me ndikimin e tij ekonomik, social dhe mjedisor. Për më shumë informata mbi ndikimin e veprimeve të grupit ProCredit, ju lutemi lexoni Pikat kryesore të Raportit të Ndikimit 2023.