ProCredit Holding është kompania prind e një grupi global bankash që është themeluar si Internationale Micro Investitionen AG (IMI) në vitin 1998 nga kompania pioniere konsulente për zhvillimin financiar Zeitinger Invest GmbH.
ProCredit Holding është e përkushtuar në zgjerimin e qasjes në ofrimin e shërbimeve financiare në vendet në zhvillim dhe ekonomitë në tranzicion duke ndërtuar një grup bankash që janë udhëheqëse të ofrimit të shërbimeve financiare të drejta, dhe transparente për bizneset e vogla dhe të mesme si dhe për popullatën në vendet në të cilat operojnë. Ajo kujdeset që vlerat e korporatës ProCredit, praktikat më të mira ndërkombëtare si dhe principet e Baselit II të menaxhimit të riskut të implementohen në gjithë grupin bashkë me standardet, gjithashtu të vendosura nga autoritetet gjermane të mbikëqyrjes.
Aksionari | Shuma e vlerës nominale (EUR) | Numri i aksioneve | në % |
---|---|---|---|
ProCredit Holding | 61,346,210 | 12,269,242 | 100 |
Totali | 61,346,210 | 12,269,242 | 100 |
Zeitinger Invest GmbH është aksionari udhëheqës si dhe investitori strategjik në ProCredit Holding. Zeitinger Invest GmbH (dhe paraardhësi IPC) ka qenë forca shtytëse ndërmarrëse prapa grupit ProCredit që nga themelimi i bankave.
ProCredit Holding është partneritet publiko-privat. Përveç Zeitinger Invest GmbH dhe ProCredit Invest, aksionarët e tjerë privatë të ProCredit Holding përfshijnë fondacionin Dutch DOEN, fondin pensional amerikan TIAA-CREF, fondin amerikan të mikrofinancave Omidyar-Tufts dhe fondin investues zviceran responsAbility. Aksionarët publikë të ProCredit Holding përfshijnë KfW (bankën promocionale gjermane), IFC (sektori privat i Bankës Botërore), FMO (banka zhvillimore holandeze), BIO (Kompania Investuese Belge për Vendet në Zhvillim) dhe Proparco (Kompania investuese dhe Promovuese Franceze për Bashkëpunim Ekonomik).
Forma ligjore e ProCredit Holding është e ashtëquajtura KGaA (Kommanditgesellschaft auf Aktien, ose në shqip një partneritet me përgjegjësi të kufizuar). Kjo është një formë ligjore e përdorur shpesh në Gjermani, e cila në thelb mund të konsiderohet si një kompani aksionare në të cilën roli i bordit drejtues është marrë përsipër nga një partner i përgjithshëm, dhe në të cilën partneri i përgjithshëm ka të drejtat e pëlqimit mbi vendime të caktuara të aksionarëve. Në rastin e ProCredit Holding, partneri përgjithshëm është një kompani e vogël e veçantë e cila zotërohet nga aksionarët kryesorë të ProCredit Holding AG&CO, KGaA, Zeitinger Invest GmbH, ProCredit Staff Invest, DOEN, KfW dhe IFC. Struktura KGaA do t’i lejojë ProCredit Holding të rrisë kapitalin në të ardhmen pa ulur ndikimin e aksionarëve kryesorë në sigurimin e gjithë qëllimeve, në zhvillimin dhe suksesin tregtar.