Eko Kredi
Kujdesi ndaj çështjeve mjedisore ka kohë që është artikuluar nga ProCredit Bank - duke qenë banka e parë në Kosovë që ka ofruar eko kredi për kursimin e shfrytëzimit të energjisë për shtëpitë dhe bizneset, shoqëruar me ekspertizën teknike të nevojshme
për shërbime të këtij lloji. Sot pa dyshim ulja e kostos së energjisë elektrike, mbrojtja e
mjedisit, si dhe shfrytëzimi sa më i mirë i burimeve natyrore arrihet me shfrytëzimin efikas të energjisë. ProCredit Bank është bërë nismëtare në këtë drejtim.
Çka janë eko shërbimet kreditore?
Kreditë e gjelbra ose eko kreditë janë financimi i investimeve në ambientet e bizneseve dhe në shtëpi/banesa, të cilat rezultojnë me shfrytëzimin efikas të energjisë dhe kursimin e saj. Eko kredia njëkohësisht ndihmon familjet dhe bizneset në uljen e shpenzimeve të energjisë. Sektori i shtëpive/banesave konsumon sasi të madhe të energjisë elektrike, prandaj ndërtesat e banimit paraqesin potencial të madh për kursimin e energjisë. Investimet në shfrytëzimin efikas të energjisë kanë shumë përfitime për individët, pasi zvogëlohen shpenzimet mujore të energjisë dhe përmirësohen standardet e jetesës. Për shembull, një sistem ngrohje efikas në një shtëpi të izoluar mirë, ul sasinë e energjisë së përdorur dhe në të njëjtën kohë përmirëson cilësinë e ajrit të brendshëm të ndërtesës. ProCredit Bank financon këtë lëmi me normë interesi më të ulët se sa kreditë standarde.