photo photo

Etika e Biznesit dhe Standardet Mjedisore

Pjesë e misionit të përgjithshëm të grupit ProCredit është vednsoja e standardeve në sektorët financiar në të cilët ne operojmë. Ne duam të bëjmë ndryshime jo vetëm sa i përket grupeve të planifikuara dhe kualitetit të shërbimeve që ofrojmë, por gjithashtu edhe në etikat e biznesit. Vlerat tona të fuqishme të korporatës luajnë rol thelbësor në këtë aspekt. Gjashtë parimet tona thelbësore udhëheqin operacionet e institucioneve ProCredit:

Transparenca: Ne mbështesim praktikat e ofrimit të informatave transparente për të dyja, edhe për klientët tanë si dhe për publikun në përgjithësi dhe nëpunësit tanë, prandaj drejtimi ynë është i drejtpërdrejtë dhe i hapur.

Një kulturë e komunikimit të hapur: Ne jemi të hapur, të drejtë dhe konstruktiv në komunikimin tonë me njëri tjetrin, si dhe në përballjen tonë me konfliktet në punë në mënyrë profesionale, duke punuar së bashku për të gjetur zgjidhjet;

Përgjegjësia sociale dhe toleranca: Ne iu ofrojmë klientëve tanë këshilla të sigurta dhe vlerësojmë situatën e tyre ekonomike dhe sociale, potencialin e biznesit dhe kapacitetin për pagesë në mënyrë që klientët të mund të përfitojnë nga produktet më të përshtatshme të kredisë për ta. Promovimi i një kulture të kursimeve është një pjesë e rëndësishme e misionit tonë, dhe ne jemi të vendosur në trajtimin e drejtë dhe me respekt të të gjithë klientëve dhe nëpunësve, pavarësisht origjinës së tyre, ngjyrës, gjuhës, gjinisë apo besimeve fetare e politike;

Orientimi ndaj shërbimeve: Secili klient do të marrë një shërbim në mënyrë miqësore, të përgjegjshme dhe të kulturuar. Nëpunësit tanë janë të vendosur në ofrimin e shërbimeve të shkëlqyeshme për klientët tanë, pavarësisht historisë së tyre me bankën apo madhësisë së biznesit;

Standarde të larta profesionale: Nëpunësit tanë kanë përgjegjësi personale për kualitetin e punës së tyre dhe gjithnjë përpiqen të rriten si profesionistë;

Shkallë e lartë e angazhimit personal: kjo shkon krah-për-krahë me integritetin dhe ndershmërinë – tipare të cilat kërkohen nga të gjithë nëpunësit e grupit ProCredit.

Këto gjashtë vlera paraqesin thelbin e kulturës sonë të korporatës dhe diskutohen e poashtu në mënyrë aktive aplikohen në operacionet tona të përditshme. Për më shumë, ato reflektohen në Kodin e Mirësjelljes së ProCredit-it i cili transformon parimet etike të grupit në direktiva praktike për gjithë stafin. Për tu siguruar që të gjithë nëpunësit e rinj tërësisht i kuptojnë të gjitha parimet të cilat janë definuar, trajnimet fillestare përfshijnë sesionet e dedikuara Kodit të Mirësjelljes dhe rëndësinë e tyre për të gjithë anëtarët e ekipit tonë. Sesionet e rregullta të trajnimeve ndihmojnë për tu siguruar që nëpunësit iu binden standardeve tona etike të cilat mbahen në hap me zhvillimet të cilat kanë një dimension etik për institucionin tonë. Këto ngjarje i mundësojnë stafit për të analizuar studimin e rasteve të reja si dhe të diskutojnë paqartësitë.

Aspekti tjetër për tu siguruar që institucioni vepron në bazë të standardeve më të larta etike është aplikimi ynë i vazhdueshëm sistemeve më të mira të parimeve dhe procedurave për të mbrojtur veten nga rreziku i përdorimit si makinë për shpërlarjen e parave apo aktiviteteve të tjera jo-legale sikurse është financimi i aktiviteteve terroriste. Një fokus i rëndësishëm këtu është “të njohësh klientin tënd” dhe, bazuar në këtë parim të bëhet një raportim i sigurtë nëse ka pajtueshmëri me rregulloret e aplikueshme. Politikat e ndryshuara kundër pastrimit të parave dhe parandalimin e mashtrimit po prezantohen në gjithë grupin për të siguruar pajtueshmëri me standardet rregullatore gjermane.

Ne gjithashtu vendsoim standarde sa i përket efektit të operacioneve tona të kredidhënjes në ambient. ProCredit Bank-a në Kosovaë ka implementuar një sistem të menaxhimit të ambientit bazuar në vlerësimin e vazhdueshëm të portofolit të kredisë në bazë të kritereve ambientale, si dhe analizës së thellësishme të gjithë aktiviteteve ekonomike të cilat potencialisht përfshijnë rreziqe ambientale, dhe refuzimi i aplikacioneve për kredi nga ndërmarrjet e përfshira në aktivitete të tilla të cilat shihen si të rrezikshme për ambientin e të cilat shfaqen në listën tonë institucionale të përjashtimit.  Me përfshirjen e çështjeve ambientale në procesin e aprovimit të kredisë, ProCredit Bank-a në Kosovë është poashtu në gjendje të rrisë nivelin e përgjithshëm të vetëdijes së klientëve të saj. Ne gjthashtu sigurohemi që kërkesat për kredi vlerësohen në bazë të pajtueshmërisë së klientëve me praktikat etike të biznesit. Nuk do të lëshohen kredi për ndërmarrjet apo individët nëse ka dyshime që ata janë duke zhvilluar forma të pasigurta apo moralisht të dënueshme të punës, e në veçanti kanë përfshirë fëmijë në punë.

Lexoni kodin e mirësjelljes.