Gjëra të rëndësishme që duhet t`i dini për kreditë

Kredia është paraja të cilën ju e huazoni nga banka me detyrim të kontraktuar duke konstatuar se ju do t’i ktheni ato me interes, të cilat paraqesin një shumë për shërbimin e kredisë.

Para së gjithash kredia është barrë financiare dhe duhet t’i qaseni me përgjegjësi shumë të madhe.Para se të merrni kredi, ju duhet të siguroheni se shumën, të cilën do ta merrni, do të mund ta paguani nga të hyrat tuaja.

Kreditë

Nuk ka asgjë të keqe në marrjen e një kredie, por është keq në rast se banka aprovon kredinë e cila nuk do ta zgjidhë problemin tuaj, dhe do të jetë shumë më e madhe për ta paguar, do t’ju thellojë në borxh dhe si rezultat do të përkeqësohet gjendja juaj financiare. Në këtë pikë ne synojmë t’ju sqarojmë se cilat janë gjërat më të rëndësishme për ju përderisa vendosni të merrni kredi. Ju do të jeni në gjendje ta shihni ndryshimin mes kredisë, e cila ka efekt pozitiv, dhe kredisë, e cila mund ta thellojë borxhin tuaj më shumë. Pagesat e kredisë, apo më saktësisht kamatën të cilën klientët e paguajnë për shumën e huazuar nga banka, janë një ndër burimet kryesore e të hyrave të bankës. Do të provojmë t’i paraqesim shpenzimet më të rëndomta, të cilat kanë të bëjnë me marrjen e një kredie, dhe të sqarojmë se si vlerësohen ato.

Pagesat e kredisë bazohen në marrëdhënie reciproke: banka ju huazon juve para sot dhe ju duhet t’i ktheni ato nesër me interes.

Iniciativa është mbështetur nga Banka Qendrore e Kosovës.

Shpendaj