Klientët Privatë
ProCredit Bank është angazhuar në plotësimin e nevojave të klientëve nëpërmjet ofrimit të një game të gjerë shërbimesh bankare për të gjithë klientët privatë me të ardhura konstante, studentëve, personave të vetëpunësuar dhe familjarëve të tyre.
Duke ofruar shërbime të thjeshta depozituese për klientët privatë si dhe duke investuar burime të konsiderueshme në edukimin financiar, ne kemi për qëllim të promovojmë kulturën e kursimit, e cila mund të sjellë qëndrueshmëri dhe siguri për familjet.
Kreditë private në ProCredit Bank janë në përputhje me vizionin e bankës për t'u ofruar klientëve të saj shërbime të përgjegjshme bankare duke pasur në konsideratë mundësitë financiare dhe nevojat e tyre specifike.
Përparësia kryesore të shërbimeve bankare në ProCredit Bank është fleksibiliteti dhe efikasiteti i tyre. Përdorimi i teknologjive inovative garanton cilësi të lartë të shërbimeve. Gjithashtu klientëve tanë privatë ne u ofrojmë e-banking që ofron qasje në të gjitha xhirollogaritë pa pasur nevojë të vizitoni degën e bankës. Për më shumë rreth shërbimeve tona elektronike ju lutem vizitoni www.procreditbank-kos.com
ProCredit Bank punon vazhdimisht të zgjerojë gamën e shërbimeve për t'ju përshtatur më mirë nevojave të klientëve si ju! Kemi kënaqësi të ju shërbejmë në njërën nga degët e ProCredit Bank-ës.