photo photo

Klientët e Biznesit

ProCredit Bank – Partneri Juaj për Biznes!

ProCredit Bank ofron për klientët e biznesit një gamë të gjerë të shërbimeve me kushte që qarta dhe pa tarifa dhe komisionet të fshehura. Shërbimet tona të shumëllojshme bankare janë zhvilluar ashtu që të plotësojnë në mënyrë të veçantë kërkesat e ndërmarrjeve shumë të vogla, të vogla dhe të mesme.

Synimi ynë kryesor është ofrimi i shërbimeve bankare transparente me cilësi të lartë  dhe me kushte konkurruese të cilat mbështesin zhvillimin dinamik të bizneseve.

Duke zbatuar qasjen e kreditimit të përgjegjshëm, ProCredit Bank i ofron klientëve të biznesit llojllojshmëri të shërbimeve  kreditore që plotësojnë kërkesat dhe nevojat specifike të bizneseve. Kreditë tona ofrohen me kushte të qarta duke u bazuar në qëllimin tonë për të themeluar partneritete afat-gjata me klientët tanë.