Llogaria e Kursimit
Llogaria e Kursimit është depozitë e kursimit në të cilën paguhet interesi dhe që ju mundëson t'i menaxhoni kursimet në mënyrë më fleksibile ngase ju mund të tërhiqni të hollat nga kjo llogari në çdo kohë brenda në bankë, pa e humbur interesin e fituar për atë kohë sa të hollat kanë qëndruar në bankë. Interesi llogaritet në baza ditore dhe ju kreditohet në llogarinë tuaj një herë në vjet, në fund të muajit dhjetor.
Kursimet mund t'i nisni që tani, duke ndarë çdo muaj një shumë sado të vogël të hollash. Ne poashtu mund edhe t'ju përkrahim në mënyrën e të kursyerit, duke ju ofruar mundësinë automatike të kalimit të mjeteve nga llogaria rrjedhëse në llogari kursimi, sidomos për ju që merrni pagën nëpërmjet bankës sonë. Kështu i shtoni kursimet tuaja bashkë me interesin e fituar nga banka, të cilat mund t'i përdorni pastaj për qëllime të ndryshme.
Çfarë ju ofron llogaria e kursimeve në ProCredit Bank?
- Mundësinë e kursimit në valutat EUR dhe USD
- Norma atraktive të interesit
- Interes në baza ditore i cili kreditohet në llogari një herë në vit
- Depozitoni dhe tërhiqni para në bankë pa paralajmërim dhe në çdo kohë
- Kurseni rregullisht përmes urdhëresës automatike
Dokumentet që kërkohen për hapjen e kësaj llogarie:
- Letërnjoftimi valid