photo photo

Kursimi i energjisë

Sot pa dyshim ulja e kostos së energjisë, mbrojtja e mjedisit, si dhe shfrytëzimi sa më i mirë i burimeve natyrore arrihet me shfrytëzimin efikas të energjisë.

Si e konsumojmë energjinë?

Në shtëpi  ne e përdorim energjinë për veprimtari të ndryshme, kryesisht për ngrohje, ndriçim, ngrohjen e ujit, gatim, larje dhe ftohje. Shpenzimi i energjisë varet nga shumë faktorë, siç është niveli i izolimit të shtëpisë, lloji i karburantit të konsumuar për ngrohje si dhe vetë sjellja jonë.
Përveç dallimeve në shpenzime, konsumimi i burimeve të ndryshme të energjisë ka efekte të ndryshme në mjedis. Djegia e karburanteve nga fosilet, siç janë thëngjilli, nafta dhe gazi prodhon dioksid  karboni (CO2), i cili kontribuon në “efektin serrë" dhe në ndryshimet klimatike - ngrohjen globale.

Ç’është  shpenzimi efikas i energjisë?

Shpenzimi efikas i energjisë nënkupton kryerjen e një apo më shumë aktiviteteve  (si për shembull  ngrohja dhe ndriçimi) duke shpenzuar më pak energji – me anë të një teknologjie apo procesi më efikas si dhe me ndryshimin e sjelljeve tona. Investimi në efikasitetin e shpenzimit të energjisë rezulton me shumë përfitime. Për shëmbull, duke izoluar shtëpinë, ajo do të jetë më e ngrohtë dhe më e rehatshme, gjë që do të rezultojë me më shumë komoditet në shtëpinë ku jetojmë. Pastaj, një investim i tillë do të zvogëloj dukshëm shpenzimet mujore. Dhe në fund, por jo më pak e rëndësishme – është reduktimi i ndotjes në mjedisin ku  jetojmë.