Kushtet e përdorimit

ProCredit Bank Sh.a
ProCredit Bank, Kosova
Rr. Nëna Terezë Nr. 16
10000 Pristina, Republika e Kosovës
Tel: +381 (38) 555 777
Fax: +381 (38) 248 777
Qendra e Thirrjeve (24/7): +381 (38) 555 555
e-mail: info@procreditbank-kos.com

E drejta e autorit

Kjo faqe interneti drejtohet nga ProCredit Bank sh.a Kosova, e organizuar nën ligjet e Republikës së Kosovës; nëse nuk deklarohet ndryshe, ProCredit Bank sh.a gëzon të gjitha të drejtat mbi faqen e internetit, në veçanti për tekstet, fotografitë, grafikët si dhe shfaqjen e tyre në faqen e internetit. ProCredit Bank sh.a lejon të shihet dhe shkarkohet e gjithë përmbajtja e faqes së internetit vetëm për qëllime jo komerciale dhe vetëm për përdorim personal. E drejta e autorit ndalon që kësaj përmbajtje ti shtohen materiale, të riprodhohet, përkthehet apo të ruhet në forma të tjera të medias, as në formë elektronike. ProCredit Bank sh.a ka të drejtën që në çdo kohë dhe pa njoftuar paraprakisht të ndryshojë, shtojë ose të fshijë faqen e internetit plotësisht ose pjesërisht, ose që të pezullojë funksionimin e saj përkohësisht apo përgjithmonë, me liri të plotë veprimi dhe pa pasur detyrime.

E drejta e autorit: simbolet, titujt dhe logot

Në rast se nuk përcaktohet ndryshe, simbolet, titujt, logot etj, të përdorura në faqen e internetit janë të mbrojtura nga e drejta e autorit mbajtur nga ProCredit Bank sh.a, të licencuarit prej saj ose pronarët e tyre përkatës, pavarësisht nëse kanë ose jo të njëjtin emër apo kanë simbolin ®. Simbolet duhet të jenë në përputhje me dispozitat e ligjit mbi markat tregtare si dhe të drejtën e autorit mbajtur nga pronari në fjalë. Palët e treta nuk lejohen të përdorin një simbol të tillë.

Mospranim përgjegjësive

Për ndërtimin e kësaj faqe interneti është kushtuar një vëmendje e madhe. Informacioni që përmban kjo faqe është kontrolluar për korrektësinë e tij. Megjithatë, nuk mbahet përgjegjësi në lidhje me korrektësinë, saktësinë, përditësimin apo plotësinë e informacionit që ajo përmban. Nuk mbahet përgjegjësi për dëmet direkte ose jo të cilat krijohen si rezultat i përdorimit të faqes së internetit, përveç rasteve kur ky dëm shkaktohet qëllimisht ose si rezultat i neglizhencës së madhe. Përdorimi i faqes dhe informacionit që ajo përmban është përgjegjësi e vet përdoruesit.

Shpendaj