Bankomatet

ProCredit Bank për këtë vit të ri shpërblen klientët me dhurata në shenjë falënderimi për bashkëpunimin dhe besimin e tyre. Prishtinë 15, dhjetor 2012 - ProCredit Bank për këtë vit të ri shpërblen klientët me dhurata në shenjë falënderimi për bashkëpunimin dhe besimin e tyre. Në kuadër të fushatës "Blej me kartelë, merr dhuratë", ProCredit Bank ka përgatitur dhurata speciale për klientët të cilët do të paguajnë me kartelat e tyre nga 15 dhjetori 2012 deri më 31 janar 2013. Kjo fushatë përmban dy oferta. Oferta e parë u dedikohet klientëve të cilët për herë të parë blejnë me kartelat e tyre, përderisa oferta e dytë u dedikohet klientëve të cilët rregullisht kanë paguar me kartelë.

Prishtinë 15, dhjetor 2012 - ProCredit Bank për këtë vit të ri shpërblen klientët me dhurata në shenjë falënderimi për bashkëpunimin dhe besimin e tyre.

Në kuadër të fushatës "Blej me kartelë, merr dhuratë", ProCredit Bank ka përgatitur  dhurata speciale për klientët të cilët do të paguajnë me kartelat e tyre nga 15 dhjetori 2012 deri më 31 janar 2013.

Kjo fushatë përmban dy oferta. Oferta e parë u dedikohet klientëve të cilët për herë të parë blejnë me kartelat e tyre, përderisa oferta e dytë u dedikohet klientëve të cilët rregullisht kanë paguar me kartelë.

Blerësit për herë të parë

Për klientët që blejnë për herë të parë me kartelën e tyre, banka ofron 5% bonus të shumës së shpenzuar gjatë fushatës.

E tëra që ju duhet është:

  • Të jeni klient i ProCredit Bank
  • Të keni kartelë aktive nga ProCredit Bank
  • Të jenë këto blerjet e para me kartelën aktive në POS terminalet e ProCredit Bank.

Blerësit e rregullt

Për klientët të cilët rregullisht kanë paguar me kartelën e tyre, ProCredit Bank u jep falas disa shërbime.

E tëra që ju duhet është:

  • Të jeni klient i ProCredit Bank
  • Të jeni  përdorues aktiv i kartelave në  POS terminale
  • Të bëni pagesa mbi 100 euro brenda ofertës

Shërbimet të cilat u jepen këtyre klientëve janë:

  • E-banking
  • SMS njoftimin
  • Kodin identifikues të klientit
  • Mirëmbajta falas e llogarisë rrjedhëse
  • Lëshimi falas i kartelës së kreditit

Këto shpërblime do të jenë dhuratë për t'ju uruar atyre një vit të ri e të mbarë.


Shpërblimet do të jepen gjatë muajit shkurt 2013.