Bankomatet

Prishtinë, 04 Janar 2013 - ProCredit Bank ka hapur edhe dy pika shërbimi në sheshin ”Nëna Terezë” dhe “Luan Haradinaj”, duke shënuar kështu në 20 numrin e filialeve të bankës në rajonin e Prishtinës

Prishtinë, 04 Janar 2013 - ProCredit Bank ka hapur edhe dy pika shërbimi në sheshin ”Nëna Terezë” dhe “Luan Haradinaj”, duke shënuar kështu në 24 numrin e filialeve të bankës në rajonin e Prishtinës. Sikurse të gjitha degët e bankës, edhe kjo degë, do të jetë në përputhje me filozofinë e bankës – duke krijuar një ambient mikpritës, miqësor, si dhe ofrim të shërbimeve sa më cilësore për klientët tanë.

Në këto dy filiale klientët mund t'i kryejnë shërbime të ndryshme bankare në mënyrë të thjeshtë dhe transparente siç janë: hapja e llogarive rrjedhëse, kursimit, deponime, tërheqje, pagesa, transferte. Gjithashtu klientët mund të aplikojnë për debit dhe kredit kartelë, e-banking, SMS njoftimin, SMS mbushje, urdhërpagesa. 

Këto dy filiale janë të hapura nga e Hëna deri të Premtën nga ora 9:00 deri në 16:30.
Ju mirëpresim në pikat tona të shërbimit në sheshin “Nëna Terezë” dhe “Luan Haradinaj”.