ProCredit Bank lanson shërbimin e ri “SMS Mbushje” të telefonit në operatorin VALA

Prishtinë, 28 dhjetor 2012 - ProCredit Bank me shërbimin më të ri elektronik “SMS Mbushje” ju mundëson klientëve që përmes SMS-it të dërguar nga telefoni i tyre, të mbushin llogarinë e telefonit mobil edhe në operatorin VALA.

Prishtinë,  28 dhjetor 2012 – ProCredit Bank me shërbimin më të ri elektronik “SMS Mbushje” ju mundëson klientëve që përmes SMS-it të dërguar nga telefoni i tyre, të mbushin llogarinë e telefonit mobil edhe në operatorin VALA.

Përdorimi i këtij shërbimi është shumë efikas dhe i thjeshtë. E gjitha që nevojitet është të dërgohet një mesazh në numrin 50333, duke specifikuar numrin e telefonit mobil se ku të dërgohet mbushja, si dhe vlerën e mbushjes: 5, 10, 20, 40 ose 50 Euro.  

Kështu, klientët përmes SMS-it mund t’ju dërgojnë mbushje edhe të afërmeve të tyre.
shërbim është funksional dhe ofrohet 24 orë në ditë, 7 ditë në javë përderisa klientët kanë qasje në numrin e telefonit të tyre mobil. 
Me dërgimin e kërkesës për mbushje përmes SMS-it, klientët shfrytëzojnë mjetet e tyre nga llogaria rrjedhëse në ProCredit Bank. Kjo nënkupton se klientët mund të përdorin numrin e telefonit në Vala për të dërguar mbushje edhe drejt numrit në IPKO, si dhe anasjelltas.

Po ashtu, klientët mund të autorizojnë deri në 9 persona të cilët mund t’i shfrytëzojnë mjetet nga llogaria e tyre rrjedhëse për të mbushur telefonin.