Bankomatet

ProCredit Bank me datën 2 shkurt 2013 në ora 14:00 organizon takime me kanidatët e interesuar për t’u informuar me Procedurat e Rekrutimit të ProCredit Bankës dhe Programin për Bankierë të Rinj.


ProCredit Bank me datën 2 shkurt  2013 në ora 14:00 organizon takime me kanidatët e interesuar për t’u informuar me Procedurat e Rekrutimit të ProCredit Bankës dhe Programin për Bankierë të Rinj.

Programi për Bankierë të Rinj është trajnim gjashtëmujor në banka dhe financa. Pjesëmarrësit në këtë program duhet të jenë me diplomë universiteti apo individë të kualifikuar me përvojë pune. Kandidatët e përzgjedhur nga ProCredit Banka do të pranojnë pagë të rregullt gjatë programit gjashtë mujor. Kjo shumë e pagës mund të ndryshojë për kandidatët me përvojë pune.
 
Pas përfundimit të suksesshëm të trajnimit gjashtëmujor, ekziston mundësi e madhe që banka t’i ofrojë kontratë punësimi pranuesit të programit.

Ky takim do të organizohet në degët kryesore të ProCredit Bank në shtatë qytete të Kosovës:

  1. Prishtinë – Ulpianë (Adresa: Bul. Dëshmorët e Kombit)
  2. Mitrovicë – Qendra Kryesore (Adresa: Sheshi Isa Boletini)
  3. Gjilan – Qendra Kryesore (Adresa: Rr. Adem Jashari)
  4. Gjakovë – Qendra Kryesore (Adresa: Rr. Nëna Terez)
  5. Pejë – Qendra Kryesore (Adresa: Rr. Adem Jashari )
  6. Prizren – Qendra Kryesore (Adresa: Rr. Zahir Pajaziti nr. 152)
  7. Ferizaj – Qendra Kryesore (Adresa: Rr. Rexhep Bislimi nr. 36/A)

ProCredi Bank fton të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në këto takime që të informohen më shumë.

Për informata shtesë ju lutem vizitoni http://www.procreditbank-kos.com/sq/Burimet-Njerezore si dhe  kontaktoni direkt departamentin e Burimeve Njerëzore në Zyrën Qëndrore në numrin 049/ 555 828