Shkolla fillore “Yll Morina” nga Gjakova shpallet fitues i lojërave “ProKid 2007

Prishtinë, 16 Korrik 2007 - Pas katër javë gare, nxënësit e shkollës fillore “Yll Morina” nga Gjakova, kanë sfiduar moshatarët e tyre nga shkollat tjera rajonale duke u shpallur kështu fitues të lojërave “ProKid 2007”.

Prishtinë, 16 Korrik 2007 - Pas katër javë gare, nxënësit e shkollës fillore “Yll Morina” nga Gjakova, kanë sfiduar moshatarët e tyre nga shkollat tjera rajonale duke u shpallur kështu fitues të lojërave “ProKid 2007”.

Vendi i dytë i takoi shkollës fillore “Ibrahim Mazreku” nga Malisheva, ndërsa në të tretin është radhitur shkolla fillore “Mazllom Këpuska” nga Gjakova.

Disa nga fituesit kanë thënë të jenë të kënaqur me fitoren, megjithatë pjesëmarrja ishte më e rëndësishme për ta.

“Për mua me rëndësi është se kam kaluar një verë shumë të këndshme, sepse për ne fëmijët është shumë me rëndësi që të marrim pjesë në lojëra të tilla argëtuese. Edhe pse nuk kam qenë askund për pushime verore, nuk e kam ndier shumë mungesën, pasi që ProKid Lojërat më kanë ofruar një kënaqësi të paharrueshme. Pastaj e mira e këtyre lojërave ishte edhe shoqërimi me shumë shokë dhe shoqe jo vetëm nga vendi im, por edhe nga vendet tjera të Kosovës.” – ka thënë njëri nga fituesit gjakovarë. 
 
“Pata dëshirë që të fitojë shkolla ime, mirëpo ja që Gjakova ishte më e mirë se ne në lojën e fundit “ Banka Jonë”.Por për mua me rëndësi ishte pjesëmarrja në këto lojëra, sepse me padurim i kemi pritur” ka thënë Adea nga Malisheva.

Në lojërat ProKid, deri në lojën finale kanë marrë pjesë rreth 2 000 fëmijë nga 40 shkolla fillore të të gjitha komunave të Kosovës.(Prishtinë, Gjilan, Mitrovicë , Gjakovë, Pejë, Prizren, Ferizaj).

Gjatë katër edicioneve të lojërave fëmijët kanë pasur mundësin që të sprovojnë forcën e tyre në katër lojëra.

Loja  “Banka Jonë” ishte ndër lojërat më të adhuruara nga garuesit.

Një kuçedër gjigante nga goma e vendosur në mes të pishinës, ishte ndër lojërat më sfiduese dhe argëtuese për fëmijët garues. Të fundit gjatë kësaj loje kanë nxituar që të marrin bankënotat prej Euro-sh  për ti vendosur (kursejnë) në kështjellën e improvizuar “ProCredit Bank”. Loja bëhej edhe më interesante në momentin kur garuesit përshkonin “kuçedrën e gomës” dhe nxitonin që të kursejnë për të ardhmen e tyre.
 
ProCredit Bank, mendon se me një iniciativë të tillë ka bërë një hap para drejtë mbështetjes së zhvillimit të aftësive sociale të fëmijëve, të bazuara në lojëra.

Edicioni i sivjetmë i lojërave ProKid është i treti më radhë që ProCredit Bank organizon e të cilat mëtojnë të jenë tradicionale.

Lojërat “ ProKid 2007”, transmetohet të dielave ( me 15, 22, 29 Korrik -05 dhe 12 Gusht) në Radio Televizionin e Kosovës duke filluar nga ora 10:00.


  

article_list.php