Llogaria rrjedhëse

Llogaria rrjedhëse – është llogari themelore që mundëson qasje në shumë shërbime të ProCredit Bank.
Marrja e pagës dhe të hyrave të tjera nëpërmjet transferteve të ndryshme nga brenda dhe jashtë, janë vetëm dy nga gjërat për të cilat shfrytëzohet kjo llogari. Këtë llogari mund ta shfrytëzoni edhe për kredi të lejuara, mundësinë e mbitërheqjes, mundësinë e pagesave automatike në llogarinë tuaj të kursimit, apo edhe të pagesave automatike si brenda, ashtu edhe jashtë vendit. Pasi ta hapni llogarinë rrjedhëse, ju mund ta merrni edhe debit kartelën, e  cila iu mundëson qasje në paratë tuaja 24 orë, 7 ditë në javë përmes rrjetit tonë të bankomatëve dhe pikave të shitjes në Kosovë dhe jashtë saj.

Klientët e ProCredit Bank mund të zgjedhin të kenë një llogari rrjedhëse në: EUR; USD; GBP; CHF.

Për të aplikuar, ju lutemi kontaktoni njër[n nga degët më të afërta dhe njëri nga punonjësit tanë do t’ju shpjegojë në detaje shërbimet si dhe do t’ju këshillojë cila mund të jetë zgjedhja më e përshtatshme për ju.

 

Shpendaj