Llogaria Rrjedhëse

Llogaria rrjedhëse - është llogari themelore që mundëson qasje në shumë shërbime të ProCredit Bank.

Marrja e pagës dhe të hyrave të tjera nëpërmjet transferteve të ndryshme nga brenda dhe jashtë, janë vetëm dy nga gjërat për të cilat shfrytëzohet kjo llogari. Këtë llogari mund ta shfrytëzoni edhe për kredi të lejuara, mundësinë e mbitërheqjes, transferimin e pagave , mundësinë e pagesave automatike si brenda, ashtu edhe jashtë vendit. Ju ofron qasje të lehtë në paratë tuaja 24 orë në ditë, 7 ditë të javës, duke përdorur kartelat tuaja në njërën nga bankomatët apo në terminalet e pikave të shitjes.

Kërkesat/Dokumentet për hapjen e llogarisë rrjedhëse:

  • Dokumenti valid i identifikimit
  • Formën e regjistrimit të përhershëm të kompanisë "Certifikatën e Regjistrimit të Biznesit" dhe dokumentin mbi informacionet e biznesit.