Misioni i bankës

Banka ProCredit është bankë zhvillimore e cila ofron shërbime të plota bankare. Ne ofrojmë shërbime cilësore për klientë privatë dhe biznese. Në operacionet tona ne i përmbahemi një numri të caktuar parimesh bazë: ne vlerësojmë transparencën në komunikim me klientët, nuk promovojmë kredi konsumuese, dhe ofrojmë shërbime të cilat janë të bazuara në gjendjen e çdo klienti si dhe në analizën e shëndoshë financiare.  Kjo qasje e përgjegjshme na lejon të ndërtojmë një marrëdhënie afatgjatë të bazuar në besimin reciprok.

Fokusi ynë është ofrimi i shërbimeve për ndërmarrjet shumë të vogla, të vogla dhe të mesme, sepse jemi të bindur që këto biznese krijojnë numrin më të madh të vendeve të punës dhe u japin një kontribut thelbësor ekonomive në të cilat operojnë. Duke ofruar shërbime të thjeshta depozituese për klientët privatë  si dhe duke investuar burime të konsiderueshme në edukimin financiar, ne kemi për qëllim ta promovojmë kulturën e kursimit, e cila mund të sjellë qëndrueshmëri dhe siguri për familjet.

Aksionarët tanë presin një fitim të qëndrueshëm nga investimi në afat të gjatë, dhe nuk janë të interesuar për maksimizimin e fitimit  në afat të shkurtër. Ne bëjmë investime të mëdha në trajnimin e stafit në mënyrë që të krijojmë atmosferë të kënaqshme dhe efikase të punës, si dhe të ofrojmë shërbime profesionale dhe kompetente për klientët tanë.

 

Shpendaj