Përse ProCredit Bank?

Themeluar në vitin 2000 ne jemi pjesë e grupit ndërkombëtar ProCredit, që me sukses operon në 21 vende të botës udhëhequr, nga ProCredit Holding dhe së shpejti do të mbështetet plotësisht nga ProCredit Bank në Gjermani. ProCredit Holding dhe ProCredit Bank në Gjermani mbikëqyren nga Autoriteti Gjerman i Mbikëqyrjes Financiare (BaFin), që thekson besueshmërinë dhe qëndrueshmërinë e institucioneve ProCredit.

Qëndrueshmëria dhe besueshmëria  jonë është e garantuar nga aksionari ynë. Aksionari ynë kryesor është ProCredit Holding. ProCredit Holding ka gradën investuese të ranguar (BBB-) nga Agjencia Fitch e Rangimeve dhe synon të japë udhëzime strategjike për bankat duke përfshirë tërë grupin. Deri në fund të vitit 2011, Grupi ProCredit kishte një bazë kapitali prej 469 milion Euro dhe asete totale prej 5.5 miliardë euro.

Ne synojmë të jemi "Banka partnere" për bizneset shumë të vogla dhe të vogla sepse ne besojmë se këto biznese krijojnë numrin më të madhe të vendeve të punës, duke kontribuar në zhvillimin e ekonomisë së Kosovës. Ne inkurajojmë zhvillimin e një kulture të kursimit në mesin e klientëve privatë dhe familjeve dhe ofrojmë shërbime bankare transparente dhe  të përgjegjshme për njerëzit që jetojnë dhe punojnë në zonat ku degët tona ofrojnë shërbime.

Për më tepër, një qasje e përgjegjshme ndaj mjedisit është e ngulitur thellë në filozofinë tonë të përbashkët. ProCredit Bank ka zhvilluar politika të brendshme të menaxhimit mjedisor që synojnë përmirësimin e vazhdueshëm të mbrojtjes së mjedisit nga ana e bankës në të gjitha fushat e aktiviteteve të veta operative dhe të biznesit. Qasja jonë proaktive ndaj mbrojtjes së mjedisit theksohet më tej duke ndërmarrë fushata vetëdijësimi, duke zbatuar dhe përkrahur iniciativat ekologjike të cilat së bashku kontribuojnë për një mjedis më të pastër dhe më të gjelbër.

Ne besojmë se kompetenca dhe angazhimi i stafit tonë janë vendimtare për të siguruar shërbime cilësore për klientë në mënyrë të përgjegjshme. Prandaj, që punonjësit e ProCredit Bank të zbatojnë standarde të përgjegjshme në shërbimet bankare nuk është vetëm mënyrë e punës, por është mënyrë e të menduarit dhe të jetuarit me këto parime.

Ne ofrojmë më shumë sesa një vend pune: ne  ofrojmë një mundësi  për t’u bërë pjesë e një institucioni etik, të fokusuar në aktivitetet e përgjegjshme  bankare.

Për ProCredit Bank, përgjegjësia nënkupton:

  • Komunikimin transparent dhe respektin për klientët dhe kolegët tanë
  • Shërbimet financiare të besueshme, të kuptueshme dhe lehtësisht të përdorshme të dizajnuara për të plotësuar nevojat e klientëve tanë
  • Ne synojmë të kemi ndikim pozitiv dhe afatgjatë në zhvillimin e bizneseve lokale, mjedisit dhe zhvillimin e personelit

Ne dallohemi, sepse besojmë në këto parime dhe i zbatojmë ato në punën tonë të përditshme!