ProCredit Bank dhe mjedisi
Banka e përkushtuar në mbrojtjen e mjedisit
ProCredit Bank është bankë me orientim zhvillimor, e cila kryen veprimtari të përgjegjshme bankare. Pjesë e kësaj përgjegjësie është të vepruarit në pajtueshmëri me standardet e paradefinuara sociale, etike dhe mjedisore.
Qasja e përgjegjshme në mbrojtjen mjedisore është pjesë e rëndësishme e përgjegjësisë shoqërore të ProCredit Bankës dhe vlerë e integruar në filozofinë tonë bankare.
Marrja e masave në uljen e ndotjes mjedisore përballë ndryshimeve aktuale klimatike është çështje që kërkon trajtim urgjent. Prandaj, ruajtja e mjedisit është përgjegjësi e secilit prej nesh, pa marrë parasysh profilin e veprimtarisë sonë. Në këtë kontekst, ProCredit Bank përmes Komitetit të vet Mjedisor është e përkushtuar në zbatimin e politikave që avancojnë qasjen e bankës në menaxhimin e ndikimit mjedisor të vetë institucionit, si dhe klientëve të vet.
Politikat Mjedisore të ProCredit Bankës kanë për qëllim uljen e ndikimit në mjedis të aktiviteteve tona integrimin dhe zbatimin e procedurave ekologjikisht miqësore në një sistem gjithëpërfshirës operacional, ndikimin e drejtpërdrejt të bankës në kursimin e energjisë dhe kështu uljen e lirimit të dioksid karbonit, pastaj informimin dhe vetëdijesimin për çështje mjedisore të punonjësve tanë, klientëve dhe publikut, përkrahjen e iniciativave qytetare në ruajtjen e mjedisit, etj.
Politikat Mjedisore të ProCredit Bankës përqendrohen në tri shtylla:
I. Sistemi i brendshëm i menaxhimit mjedisor ka për qëllim avancimin e performancës së brendshme mjedisore të bankës, siç është investimi në infrastrukturën e degëve të bankës për shfrytëzimin efiçient të energjisë, zvogëlimi i përdorimit të materialeve të plastikës, riciklimi i letrës, etj.
II. Menaxhimi i riskut mjedisor në kredidhënie – ne përcaktojmë standarde edhe në
lidhje me ndikimin që kanë në mjedis kreditë tona, duke i vlerësuar kreditë në bazë të kritereve mjedisore. Përmes inkorporimit të çështjeve mjedisore në procesin e miratimit të kredisë, ProCredit Bank po ashtu kontribuon në ndërgjegjësimin e klientëve në raport me mbrojtjen mjedisore.
III. Kreditë e gjelbra – janë produkte kreditore të dizajnuara enkas për investime në kursimin e energjisë, investime në burime të energjisë së ripërtëritshme, dhe investime të tjera ekologjikisht miqësore. Duke financuar investime të tilla, ne kontribuojmë në promovimin e bizneseve dhe shtëpive ekologjikisht miqësore, dhe njëkohësisht stimulojmë ekonominë e gjelbër në Kosovë.
Çka janë Financat e gjelbra?
Të gjitha aktivitetet financiare për investim në kursim të energjisë, investim në burime të energjisë së ripërtëritshme, dhe investime të tjera ekologjikisht miqësore.
Të gjitha aktivitetet financiare për investim në kursim të energjisë, investim në burime të energjisë së ripërtëritshme, dhe investime të tjera ekologjikisht miqësore.