ProDirekt

ProDirekt është paketa që u ofrohet klientëve privatë. Është e përshtatshme për klientët, ngase, pos llogarisë rrjedhëse, llogarisë së kursimit dhe kartelës së debitit ofron edhe mundësinë e zgjedhjes së shërbimeve shtesë si mbitërheqje-(mundësinë e tërheqjes së parave në minus deri në max.100% të pagës mujore), kartelë krediti (mundësinë e shfrytëzimit deri në max.200% të pagës mujore) si edhe shërbimin elektronik bankar (e-banking).

Mundësia e mbitërheqjes u lejohet vetëm klientëve që janë në marrëdhënie pune, kanë kontratë valide dhe kanë të ardhura mujore prej 120 euro e më shumë. Këta klientë duhet të marrin pagën nëpërmjet bankës sonë së paku 3 muaj, ose të paktën 1 muaj në ProCredit Bank dhe 2 muajt paraprakë në ndonjë nga bankat e tjera (kërkohet gjendja e llogarisë). Përderisa mundësia e kartelave të kreditit u ofrohet klientëve me pagë mujore së paku EUR 250 neto, pagë të cilën e kanë pranuar nëpërmjet bankës sonë 3 muaj radhazi.

section.php