Procesi i përzgjedhjes

Marrëdhëniet tona me klientët, partnerët dhe punëtorët janë të drejta dhe të hapura. I njëjti parim vlen për procesin e rekrutimit për programin për bankierë të rinj. Ne i kushtojmë shumë kujdes procesit të përzgjedhjes, i cili përbëhet nga shtatë faza:

BISEDA TELEFONIKE

Nëse CV dhe letra juaj e motivimit përputhen me interesin tonë, ne do t’ju thërrasim për të zhvilluar një bisedë telefonike. Kjo intervistë do të përfshijë pyetje në lidhje me informacionin e dhënë në CV tuaj, si dhe pyetje të tjera që do të na mundësojnë t’ju njohim më mirë. Intervista telefonike do të zgjasë rreth 20-30 minuta, kështu që ne ju rekomandojmë të gjeni kohë për të siguruar se jeni në një vend të qetë ku nuk do të pengoheni gjatë bisedës. Nëse merrni thirrjen tonë në kohë të papërshtatshme për ju, ju lutem na tregoni që ne të mund të planifikojmë një orar tjetër më të përshtatshëm.

Kandidatët të cilët me sukses i kalojnë dy hapat e mësipërm ftohen të marrin pjesë në fazën e vlerësimit. Qëllimi i vlerësimit është që të takohen kandidatët personalisht, për të testuar njohuritë e tyre të përgjithshme dhe logjike, për të vlerësuar mendimin e tyre kritik, kompetencën sociale dhe aftësitë për të punuar në grup  dhe, për të vendosur nëse ata kanë aftësitë që duhen për të punuar në ProCredit.

Vlerësimi përfshin një test matematiko-logjik, diskutime në grup dhe një intervistë individuale.

INTERVISTA INDIVIDUALE

Nëse vlerësimi ynë për pjesëmarrjen tuaj në diskutime në grup është pozitiv, do t’ju ftojmë për intervistë individuale. Intervista është mundësi e mirë për ju që të bëni diskutim të hapur ballë për ballë me ekipin tonë, ku ne mund t’i diskutojmë më tej interesat dhe objektivat tuaja. Intervista e suksesshme do të ju kualifikojë për hapin e fundit të procesit të përzgjedhjes,i cili përfshin një seancë fokusi dy javore.

DISKUTIMI NË GRUP

Kjo fazë na mundëson t’i vlerësojmë cilësitë e kandidatëve si: aftësia për të punuar në ekip, aftësi komunikimi dhe aftësi për të shprehur pikëpamjet e tyre dhe për të dhënë argumentet e tyre.

Dy diskutime që secila zgjat rreth 45 minuta,do të zhvillohen me grupe me rreth 6 pjesëmarrës. Një diskutim do të bazohet në një temë ekonomike dhe tjetra mbi një temë sociale. Nuk ka nevojë të keni njohuri specifike mbi këto tema, por ne presim pjesëmarrjen tuaj aktive gjatë këtyre diskutimeve, sepse kjo është mënyra e vetme se si mund t’ju vlerësojmë. Prandaj mos e humbni këtë mundësi.


Këshilla që t’i mbani mend për ditën e vlerësimit:
Duhet të përfundoni me sukses të gjitha pjesët e procesit të përzgjedhjes në mënyrë që të kaloni në fazën e ardhshme. Në lidhje me testin e matematikës dhe logjikës, nevojitet një rezultat prej 65% ose më shumë. Diskutimet në grup do të trajtojnë tema aktuale ekonomike dhe sociale. Në fund, do të përdorim intervistën individuale për të mbledhur më shumë informacione specifike në lidhje me ju. Gjithashtu, kjo është një mundësi e mirë për ju që të bëni pyetje.

TESTI MATEMATIKO-LOGJIK

Pasi që matematika dhe logjika bazë luajnë rol të rëndësishëm në aktivitetet tona të përditshme, ne i ftojmë aplikuesit të hyjnë në një test për matematikë elementare dhe logjikë. Për të freskuar njohuritë e tyre, ne u japim aplikuesve shembuj të testeve që t’ju ndihmojnë të përgatiten për test.
Kandidatët e përzgjedhur do të vazhdojnë në fazën tjetër të testit matematiko-logjik i cili zhvillohet në Prishtinë. Kandidatët që jetojnë në vende tjera do të u kompensohen shpenzimet.

Mund edhe të merrni pjesë në ndonjë nga kurset tona përgatitore, që organizohen në Qendrën tonë. Trajnimit në Prishtinë një javë para ditës së vlerësimit. 

Kliko për testet e matematikës:

LETRA E MOTIVIMIT

Është shumë me rëndësi që ne ta dimë motivin tuaj pse dëshironi të bëheni pjesë e ekipit tonë. Prandaj, rekomandojmë që të informoheni për bankën tonë para se të filloni ta përgatitni CV dhe letrën e motivimit. Të gjitha informatat e nevojshme për grupin ProCredit në mbarë botën mund të gjenden në adresën tonë të internetit: http://www.procredit-holding.com Në letrën e motivimit, duhet të shpjegoni qartë arsyet tuaja për aplikim. Letra e motivimit e sinqertë dhe me strukturë të mirë është përparësi për aplikuesin, veçanërisht sepse ne i kushtojmë shumë kujdes analizës së letrave të motivimit.

Këshillat për të shkruar letër motivimin

Pyetjet udhëzuese dhe këshillat për shkruarjen e letrës së motivimit:

  • Së pari prezantoni veten: kush jeni, nga cili qytet vini, çka keni studiuar dhe përqendrohuni në aspektet kryesore ose shpjegoni arsyet prapa disa aspekteve të biografisë suaj (CV).
  • Ju duhet të demonstroni njohuri për ProCredit Bankën (Pse dëshironi të punoni në ProCredit Bank?).
  • Shpjegoni arsyet pse dëshironi të merrni pjesë në Programin për bankierë të rinj, pse ju duket interesant?
  • Shkurtimisht përshkruani vlerat tuaja personale dhe cilësitë si individ dhe si do t’u bëjnë ato anëtar të vlefshëm të ekipit tonë.
  • Lidhja ndërmjet pritjeve tuaja profesionale dhe vlerave të bankës ProCredit si institucioni ku ju dëshironi të zhvilloheni profesionalisht.

Ju lutem shkruani letër të shkurtër. Mos e kaloni një faqe (d.m.th 200 deri në 250 fjalë)

Në fazën e parë të procesit të përzgjedhjes, LETRA E MOTIVIMIT mbetet instrumenti kryesor i përzgjedhjes së kandidatëve për hapat e ardhshëm.

CV

Për të punuar me ne dhe për të marrë pjesë në PROGRAMIN PËR BANKIERË TË  RINJ duhet të plotësoni APLIKACIONIN ME CV ONLINE dhe ta dorëzoni LETRËN E MOTIVIMIT drejtpërdrejt në adresën tonë të faqes në internet. Klikoni këtu për të aplikuar.

 

SEANCA E FOKUSIT

Hapi përfundimtar është një punëtori dy-javore me një grup  kandidatësh të përzgjedhur. Gjatë kësaj séance fokusi të gjithë kandidatët e përzgjedhur mblidhen së bashku në një vend të qetë larg nga kryeqyteti. Qëllimi i këtij hapi intensiv është që pjesëmarrësit të njoftohen më mirë me ProCredit si institucion dhe që ProCredit Bank të njoftohet më mirë me kandidatët.

Ky hap  prezanton kandidatët me karakteristikat që përcaktojnë ProCredit si një institucion dhe si i shohim ne aktivitetet bankare të përgjegjshme dhe parimet etike, siç pasqyrohen në modelin tonë të biznesit. Diskutimet dhe debatet rreth çështjeve filozofike u mundësojnë kandidatëve potencialë të kuptojnë gjerësisht mënyrat e ndryshme të të menduarit rreth moralit dhe dilemave etike. Kjo séancë fokusi synon t’u ndihmojë pjesëmarrësve të bëhen më të vetëdijshëm dhe kritikë për vendimet morale me të cilat përballemi të gjithë në jetën tonë të përditshme, personale dhe profesionale. Çdo pjesëmarrës ka mundësinë që të përfshihet në diskutime, të kundërshtojë, të arrijë në konkluzione të pavarura si dhe të rishikojë mënyrën e tyre të të menduarit. Kjo punëtori parapërgatitore dy javore është një mundësi për çdo aplikant që të vlerësojë rëndësinë e pjesëmarrjes në Programin për Bankierë të  Rinj dhe një mundësi për ProCredit që të vlerësojë ata kandidatë që përshtaten më mirë me Programin.

Pas përfundimit të suksesshëm të seancës së fokusit, kandidatët ftohen për të marrë pjesë në Programin për Bankierë të Rinj.