photo photo

Programi për Bankierë të Rinj

Programi për bankierë të rinj është mundësi për trajnim dhe zhvillim gjithëpërfshirës për profesionistë të kualifikuar dhe të sapodiplomuar nga universitetet apo institucione të tjera të arsimit të lartë. Programi për bankierë të  rinj është mundësia e vetme e  hyrjes në ProCredit Bank. Pjesëmarrësve u jepet mundësia për të mësuar për bazat e sistemit bankar, përgjegjësinë sociale dhe edukimin financiar, si dhe për të kuptuar qartë rolin e ndërmjetësimit financiar dhe ndikimin e tij në ekonominë e një vendi.

Qëllimi: Programi ofron një mundësi unike për pjesëmarrësit dhe për ProCredit Bank për të vlerësuar nëse prirjet e kandidatëve dhe cilësitë personale të tyre përshtaten me mënyrën e veçantë të punës në ProCredit. Cilësia e programit tonë të punësimit dhe trajnimi konsistent që e kemi do të na ndihmojë për të ofruar shërbim cilësorë për klientë.

 

 

Programi mbulon temat si:

  • Parimet themelore të bankave, financave dhe ekonomisë
  • Konceptet kryesore në zhvillimin ekonomik, menaxhimin mjedisor dhe globalizimin
  • Hyrje në kujdesin për klientë dhe shërbimet bankare
  • Matematika dhe kontabiliteti
  • Detyrat specifike dhe projekte që zhvillojnë aftësitë profesionale dhe personale, si individë dhe si pjesëtarë të ekipit

Filozofia e biznesit dhe historia e ProCredit Bank, që u mundësojnë kandidatëve të zbulojnë kulturën e korporatës së bankës dhe parimet e saj etike, siç janë pasqyruar në Kodin e Mirësjelljes së bankave ProCredit dhe zbatohen në aktivitetet tona të përditshme.

Metodologjia: Gjatë periudhës gjashtëmujore, pjesëmarrësit përfshihen në kurse dinamike dhe interaktive që karakterizohen me diskutime të hapura, projekte dhe punë grupore, pasuar me ushtrime praktike gjatë të cilave mund të zbatohen konceptet e mësuara në klasë. Natyra e programit përfshin që pjesëmarrësit të marrin përvojë unike të qëndrimit së bashku me kolegët e tyre larg nga Prishtina për periudha të caktuara kohore. Prandaj, janë të domosdoshme fleksibiliteti dhe gatishmëria për të qëndruar larg shtëpisë. Pjesëmarrja e plotë gjatë gjithë programit është e detyrueshme dhe nevojitet angazhim si individual ashtu edhe si pjesë e grupit.

Informacione logjistike: Programi zgjat 6 muaj me një grup të ri prej 30 pjesëmarrësve duke filluar me intervale tremujore. Trajnimi organizohet në nivel qendror dhe zhvillohet në Qendrën tonë të Trajnimit në Prishtinë. Disa nga modulet mbahen për një periudhë prej 2 javësh jashtë Prishtinës. Kandidatët e përzgjedhur nga ProCredit Bank për të marrë pjesë në program do të marrin bursë gjatë periudhës gjashtë mujore. Shuma e bursës mund të përshtatet për kandidatët me përvojë pune.
Për ata pjesëmarrës të cilët e përfundojnë me sukses programin, ekziston një mundësi e madhe që do t’u  ofrohet punë në ProCredit Bankë në Kosovë. Megjithatë, nuk ka detyrime ligjore as për bankën as  për kandidatin që të hyjnë në marrëdhënie punësimi. Në rast të performancës së dobët, pjesëmarrja në program mund të ndërpritet nga të dyja palët në çdo moment me njoftim paraprak njëjavor.

A jeni të interesuar për programin tonë?

Nëse po, atëherë ju ftojmë të kuptoni nëse jeni kandidati që jemi duke e kërkuar

INFORMATA TË PËRGJITHSHME PËR PROGRAMIN PËR BANKIERË TË RINJ
Kohëzgjatja 6 muaj
Programi organizohet 4 herë në vit
Vendi Qendra e Trajnimit në Prishtinë, degët, zyra qendrore
Pagesa mujore PO, shuma e bursës varet për kandidatët me përvojë pune
Numri i pjesëmarrësve për grup 30


Rona Rushiti- Zyrtare e shërbimeve bankare

Diplomuar nga programi për bankierë të rinj Mars 2012

Për mua, programi për bankierë të rinj është unik. Në Universitet na mungon kultura e debatit dhe që opinioni të merret parasysh. Në ProCredit Bank shumë debate që i kemi mbajtur gjatë kurseve më kanë ndihmuar që të përparoj, si profesionalisht ashtu edhe personalisht, duke kuptuar më mirë problemet dhe çështjet e ndryshme, duke marrë parasysh pikëpamje të ndryshme dhe duke mos bërë paragjykime.

 

 

 

Kaltrina Smakolli – Këshilltare për klientë të bizneseve të vogla

Diplomuar nga programi për bankierë të rinj Mars 2012

Unë do ta përshkruaja programin për bankierë të rinj si një përvojë jetësore që ka ndihmuar zhvillimin tim profesional dhe personal. Ishte një program në të cilin kam marrë pjesë me entuziazëm të madh, kam mësuar shumë rreth aktiviteteve bankare dhe kam mundur ta shoh nga këndvështrime të ndryshme. Në çdo aspekt të punës sime si këshilltare për klientë biznesi më kanë ndihmuar mësimet që kam mësuar gjatë programit: mënyra e trajtimit të klientëve, komunikimi i vlerave të ProCredit Bank dhe plotësimi i nevojave të klientëve sa më profesionalisht që është e mundur.

 

 

 

Kushtrim Bunjaku - Këshilltar për klientë të bizneseve të vogla

Diplomuar nga programi për bankierë të rinj nëntor 2012

Para se të filloj punën në ProCredit Bank, kam pasur disa përvoja në biznese private, por jo në fushën e bankave, kështu që edhe përvoja ime paraprake edhe njohuritë që i kam fituar gjatë programit për bankierë të rinj kanë qenë një faktor i rëndësishëm në suksesin tim në punë deri më tani. Në punët e mia të mëparshme na ka munguar një vizion i qartë i qëllimeve të kompanisë. Në ProCredit kam gjetur një strukturë të organizuar mirë, dhe gjatë kurseve të trajnimit kam kuptuar qëllimet e kompanisë si tërësi, dhe është bërë shumë më e lehtë për të kuptuar pse punojmë ashtu siç punojmë. I vlerësoj shumë respektin dhe mbështetjen që kam marrë nga kolegët e mi dhe jam i kënaqur me të vërtetë kur shoh mënyrën se si klientëve tanë u jepet respekt maksimal dhe se ne jemi gjithmonë në dispozicion dhe të gatshëm për t’i ndihmuar ata për çdo gjë që kanë nevojë.