Qendra e thirrjeve

Të gjithë ju që preferoni komunikimin me telefon për të kryer ndonjë punë bankare, Qendra jonë e Thirrjes është në dispozicionin tuaj.

Në numrin tonë 038/555 555 si dhe 049/555 555, në anën tjetër të telefonit ju pret ekipi i qendrës sonë të thirrjeve, i cili është i trajnuar profesionalisht dhe do të jetë në dispozicionin tuaj 24 orë në ditë, 7 ditë në javë si dhe gjatë ditëve festive të vitit.Ne do të kemi kënaqësin të ju përgjigjemi thirrjeve tuaj duke iu dhënë informata në lidhje me bankën dhe shërbimet që ne i ofrojmë.

Ju do të keni qasje në të dhënat tuaja bankare përmes – Kodit Identifikues të Klientit.

Shërbimet nga të cilat mund të përfitoni nga Kodi Identifikues janë:

  • Informata mbi gjendjen e llogarisë
  • Informata për transaksionet me kartelë
  • Informata mbi transfertet hyrëse dhe dalëse
  • Informata mbi këstet e kredisë

Ky shërbim (Kodi Identifikues i Klientit) po ashtu ju mundëson të:

Ndryshoni dhe resetoni fjalëkalimin për shërbimin e-banking.

Për të shfrytëzuar këtë shërbim, paraprakisht duhet të vizitoni njërën nga degët tona për t'u pajisur me një kod, i cili do t'ju shërbejë si kod identifikimi apo kod i sigurisë, dhe vetëm pasi që të pajiseni me kodin në fjalë ju klasifikoheni për marrjen e shërbimit nëpërmes qendrës së thirrjeve.

Ekipi jonë do të jetë i gatshëm t'ju pajisë me informata të përgjithshme si në vijim, edhe nëse nuk posedoni kodin identifikues.

  • Të gjitha shërbime bankare
  • Adresat e filialeve tona
  • Shtrirjen e bankomateve
  • Adresat e dyqaneve tregtare të pajisura me POS terminale të bankës sonë

Bllokimi i kartelës:

Në rast të humbjes apo vjedhjes së kartelës tuaj, nëpërmes qendrës sonë të thirrjeve mund të bëni bllokimin e saj në çdo kohë, në mënyrë që të evitoni çdo mundësi të keqpërdorimit.
ProCredit Bank gjithmonë i dedikohet ofrimit të shërbimit të kualitetit të lartë si dhe kanaleve të cilat ua bëjnë më të lehtë përditshmërinë.

section.php