photo photo

Letërkredia

Letërkredia është një zotim, zakonisht nga ana e bankës dhe me kërkesë të njërit nga konsumatorët e bankës për t'i paguar një përfituesi të emëruar një shumë të specifikuar të hollash (apo t'i dërgojë artikull me vlerë) nëse përfituesi prezanton dokumente në pajtim me kushtet dhe rregullat të specifikuara në letërkredi, siç është përshkruar në kontratën e shitjeve.

Nëse merreni me import, atëherë me letërkredinë nga ProCredit Bank ju evitoni çdo lloj rreziku të mundshëm në lidhje me mos përmbushjen e obligimeve të distribuimit nga ana e shitësit.

Poshtu nëse merreni me eksport, mund të shfrytëzoni letërkredinë për ta evituar rrezikun e mos pagesës për shërbimet e ofruara, pasi që banka paguan shumën, pavarësisht nga importuesi.

Llojet e letërkredisë që ofrojmë janë:

  • Letërkredia e importit të parevokueshëm - nënkupton që kredia nuk mund të ndryshohet, apo anulohet, pa marrëveshjen e të gjitha palëve (përfituesit, aplikuesit dhe bankës)
  • Letërkredia e miratuar Standby (gati) - vepron si garanci bankare nga banka emetuese te përfituesi i jashtëm ndaj mos përmbushjes së obligimit nga klienti (aplikanti)
  • Letërkredia për eksport - paraqet garanci për eksportuesin, i cili do të paguhet pas dorëzimit të mallrave dhe shërbimeve sipas kërkesës/vendimit në kontratën e shitjes.