Shërbimet në bankomat
Shfrytëzoni rrjetin e gjerë të bankomatëve prej 150 sosh anë e mbanë Kosovës, 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, me qëllim që të keni qasje në të hollat tuaja dhe të kryeni një sërë shërbimesh bankare.
Cilat janë shërbimet që mund t’i kryeni me bankomat?
- Tërheqja e parave
- Informata mbi gjendjen e llogarisë tuaj
- Mbushjen e telefonit ( Vala, Ipko dhe Z-mobile) përmes “Mbushje telefoni”
- Pagesën e faturave mujore të KEK-ut dhe PTK-së
- Të pajiseni me 3-D Secure (iPin)
- Ndërrimi i PIN-it.
Kush mund t’i përdorë këto shërbime në bankomat?
Të gjithë ata që kanë njërën nga kartelat e ProCredit Bank.
Për më shume informacione rreth adresave të bankomatëve ju lutemi klikoni këtu: Lista e Bankomatëve.
Këto shërbime ju ndihmojnë që të zhvilloni një biznes më konkurrues apo t`i menaxhoni financat tuaja personale më thjeshtë dhe në mënyrë fleksibile.