Shërbimet përmes SMS

Ne jemi të përkushtuar që klientët tanë të kenë qasje në informatat mbi llogarinë e tyre dhe të kryejnë shërbime bankare, shpejtë e lehtë, nga çdo vend dhe çdo kohë. Ne tani më kemi një sërë SMS shërbimesh që ju mundësojnë të njoftoheni për lëvizje në llogari, të kontrolloni bilancin e llogarive tuaja, dhe të bëni mbushje të telefonit dhe produkteve tjera nga llogaria juaj rrjedhëse.

Përveç shërbimeve njoftuese që nuk kërkojnë ndonjë veprim shtesë nga ju, të gjitha SMS shërbimet tjera mund të përdoren duke dërguar SMS drejt numrit të shkurtë 50333.

SMS Shërbimet nga ProCredit Bank mund të përdoren nga të gjithë klientët që posedojnë numër të telefonit mobil nga operatorët Vala ose IPKO.

Më lehtë, më shpejt, më sigurt, me vetëm një SMS.

Shpendaj