• Ballina
  • Eko
  • Si mund të kontribuoj për një mjedis më të pastër?

Si mund të kontribuoj për një mjedis më të pastër?

Këto janë disa rregulla bazike, aplikimi i të cilave ndikon në uljen e ndotjes mjedisore

Hidhi mbeturinat në shportë, jo në vende publike.

Uji është i çmueshëm, mos e lë të rrjedhë pa nevojë.

Fike dritën kur nuk është askush në dhomë.

Veturat ndotin ajrin, rrugëve të shkurtra ec ose shfrytëzoje biçikletën.

Mbill pemë, shumë pemë, të paktën një gjatë jetës suaj.

Përdor poçe elektrike që kursejnë rrymën. Këto harxhojnë më pak energji dhe kanë jetë më të gjatë se ato të zakonshmet.

Përdor qese të tekstilit gjatë blerjeve. Ato mund të përdoren shumë herë dhe zëvendësojnë qeset e plastikës. Këto të fundit kanë ndikim të madh negativ në mjedis.

Nëse e ul temperaturën në banesë për një gradë, kursen 6% të energjisë.

Televizori punon e askush nuk është në dhomë! Pajisjet elektrike ndali kur nuk i përdor askush. Kujdes, mos i lë në modusin „stand by“. Kjo do të thotë kur edhe dritëza e vogël është shuar ke vepruar si duhet.

Kujdes te frigoriferi! Mos e lërë derën të hapur gjatë.

Gjatë gatimit në kuzhinë, ena duhet të ketë kapak. Kjo ndihmon gjithashtu për të kursyer energji dhe shpejton përgatitjen e drekës.

Radiatorit i duhet hapësirë. Nëse fshihen prapa mobilieve ose perdeve, ngrohtësia nuk shpërndahet në dhomë si duhet dhe harxhon energji.

Dimrit ajrose dhomën duke e hapur dritaren tërësisht për një kohë të shkurtër. Nëse e hap dritaren vetëm pak për kohë më të gjatë, dhoma nuk ajroset si duhet dhe harxhon më shumë energji.

Riciklimi i mbeturinave është shumë i rëndësishëm. Për të prodhuar një produkt nga materiale të ricikluara nevojitet më pak energji se për ato nga resurse të reja.

Larja në dush gjithashtu harxhon më pak energji se ajo në vaskë.