Si të aplikoni
Ngarkuesi i CV-së është një mjet përmes të cilit mund të dërgoni të gjitha dokumentet që kërkohen për aplikimin tuaj. Keni mundësi të filloni procesin e punësimit duke regjistruar CV dhe letrën tuaj të motivimit në këtë modul virtual që gjendet në faqen tonë të internetit. Të gjitha informacionet e regjistruara këtu janë me rëndësi jetike për të kuptuar më mirë njohuritë tuaja profesionale, prandaj ju lutem kaloni kohën e nevojshme për ta plotësuar atë si duhet.
Në fund, e përfshirë në aplikacion, është një hapësirë për ta shkruar letrën e motivimit që është elementi më i rëndësishëm për ekipin e punësimit në bankën ProCredit Bank që ta vlerësojë motivimin dhe arsyet tuaja pse aplikoni në ProCredit Bank.
Në letrën e motivimit, duhet të shpjegoni qartë motivimin tuaj për të punuar me ekipin tonë punues. Duhet t’i përgjigjeni pyetjes: “Pse po aplikoni në programin për bankierë të rinj?”
Para se të filloni ta plotësoni aplikacionin, ju lutem lexoni me kujdes të gjitha udhëzimet për ngarkuesin e CV-së dhe kontrolloni prapë informacionin para se ta dërgoni.
Për udhëzime më të detajuara se si të aplikoni ju lutem klikoni këtu.
