photo photo

Aksionarët

Aksionari Shuma e vlerës nominale  (EUR) Numri i aksioneve në %
ProCredit Holding 36,346,210 7,269,242 100
Totali 36,346,210 7,269,242 100

* E vlefshme nga 21 Gusht 2012

ProCredit Holding është kompania prind e një grupi global prej 21 bankash ProCredit.  ProCredit Holding është themeluar si Internationale Micro Investitionen AG (IMI) në vitin 1998 nga kompania pioniere konsulente për zhvillimin financiar IPC.

ProCredit Holding është e përkushtuar në zgjerimin e  qasjes në ofrimin e shërbimeve financiare në vendet në zhvillim dhe ekonomitë në tranzicion duke ndërtuar një grup bankash që janë udhëheqëse të ofrimit të shërbimeve financiare të drejta, dhe transparente për bizneset shumë të vogla, të vogla dhe të mesme sikurse edhe për popullatën në vendet në të cilat operojnë.  Përveç përmbushjes së nevojave të kapitalit të vartësve të saj, ProCredit Holding udhëheq zhvillimin e bankave ProCredit, kujdeset për sigurimin e menaxhmentit të lartë, si dhe mbështet bankat në të gjitha fushat e aktivitetit, duke përfshirë operacionet bankare, burimet njerëzore dhe menaxhimin e riskut. Ajo kujdeset që vlerat e korporatës ProCredit, praktikat më të mira ndërkombëtare si dhe principet e Baselit II të menaxhimit të riskut implementohen në gjithë grupin bashkë me standardet gjithashtu të vendosura nga autoritetet Gjermane të mbikëqyrjes.

IPC-ja është aksionari udhëheqës si dhe investitori strategjik në ProCredit Holding. IPC-ja ka qenë forca shtytëse ndërmarrëse prapa grupit ProCredit që nga themelimi i bankave.

ProCredit Holding është partneritet publiko privat. Përveç IPC-së dhe IPC Invest (makina investuese e stafit të IPC dhe ProCredit), aksionarët e tjerë privat të ProCredit Holding përfshijnë Fondacionin Dutch DOEN, Fondin Pensional Amerikan TIAA-CREF, Fondin Amerikan të Mikrofinancave Omidyar-Tufts dhe Fondin Investues Zviceran responsAbility. Aksionarët publik të ProCredit Holding përfshijnë KfW (bankën promocionale gjermane), IFC (sektori privat i Bankës Botërore), FMO (banka zhvillimore Holandeze), BIO (Kompania Investuese Belge për Vendet në Zhvillim) dhe Proparco (Kompnaia investuese dhe Promovuese Franceze për Bashkëpunim Ekonomik).

Forma ligjore e ProCredit Holding është e ashtëquajtura KGaA(Kommanditgesellschaft auf Aktien, ose në shqip një partneritet me përgjegjësi të kufizuar). Kjo është një formë ligjore e përdorur shpesh në Gjermani, e cila në thelb mund të konsiderohet si një kompani aksionare në të cilën roli i Bordit Drejtues është marrë përsipër nga një Partner I Përgjithshëm , dhe në të cilën Partneri I Përgjithshëm ka të drejtat e pëlqimit mbi vendime të caktuara të aksionarëve. Në rastin e ProCredit Holding, Partneri Përgjtihshëm është një kompani e vogël e veçantë e cila zotërohet nga aksionerët kryesorë të ProCredit Holding AG&CO, KGaA, IPC, IPC Invest, DOEN, KfW dhe IFC. Struktura KGaA do t’I lejojë ProCredit Holding të rrisë kapitalin në të ardhmen pa ulur ndikimin e aksionarëve kryesorë në sigurimin e gjithë qëllimeve, në zhvillimin dhe suksesin tregtar.

ProCredit Holding ka gradën investuese të ranguar (BBB-) nga Agjencia Fitch e Rangimeve. Sipas të dhënave të fundit të vitit 2011, baza e kapitalit të grupit ProCredit është 469 milionë euro. Mjetet totale të grupit ProCredit janë 5.5 miliardë euro.