Terminalet e Pikave të Shitjes
Terminal i Pikës së Shitjes (POS) është një pajisje e cila mundëson që çdo kartel mbajtës të bëjë blerje të ndryshme duke përdorur kartelën si mjet pagese. Aparati është i vendosur në biznese, i cili është i lidhur me sistemin e bankës nëpërmjet linjës telefonike, apo GPRS dhe është i dizanjuar që të autorizojë,regjistrojë dhe përcjellë të dhëna nga mjetet elektronike për secilën shitje.
Kjo metodë pagese do t'u mundësojë klientëve që të blejnë mallra, duke paguar me kartelat e tyre të lëshuar nga ProCredit Bank, apo duke paguar me cilëndo kartelë ndërkombëtare Visa, Maestro, Master Card .