photo photo

e-Banking

e-Banking është sistem i bankimit online që lejon qasje të sigurtë në llogarinë tuaj bankare.

Kush mund të pajiset me e-Banking?

Të gjithë klientët privat dhe bizneset që kanë llogari bankare të hapur në ProCredit Bank.

Cilat janë përfitimet për përdorimin e e-Banking?

  • Qasje në llogarinë tuaj 24 orë në ditë, 7 ditë në javë
  • Deklarata ditore të llogarive
  • Ekzekutim i pagesave ndërbankare, nacionale dhe ndërkombëtare
  • Shikimi i pasqyrës së transaksioneve të fundit përmes e-Banking
  • Shikimi i pasqyrës për të gjitha transaksionet që i keni bërë nëpërmjet bankës tonë
  • Ekzekutimi i rrogave për punëtorët e kompanisë tuaj.

Përparësit e përdorimit të e-Banking:

Siguria - Siguria e mjeteve tuaja është në nivelin më të lartë me përdorimin e RSA SecurID - një teknologji që nuk kërkon instalim të ndonjë aplikacioni shtesë dhe që përdoret nga shumë banka të mirënjohura në botë.

Shpenzime më të ulta – Transaksionet e bëra online përmes përdorimit të e-banking janë mjaftueshëm më të ulëta se transaksionet e bëra në degët e bankës.

Shpjetësia -  ju do të kurseni kohë duke përdorur bankimin online, dhe qasja është e palimituar, 24 orë në 7 ditë të javës nga cdo vend i botës.

Çfarë nevojitet për t’u pajisur me e-Banking?

Të gjithë klientët me llogari të hapur në ProCredit Bank mund të aplikojnë për këtë shërbim, duke vizituar njërën nga degët e bankës.

Për më shumë informacione rreth masave të sigurisë ju lutem klikoni: Informata për Sigurinë Online

Shënim:
e-Banking, është shumë i përshtatshëm për personat të cilët punojnë gjatë ditës dhe nuk kanë kohë të vizitojnë bankën tonë.