Banka ProCredit konfirmohet me vlerësim kreditor të shkallës BB nga agjensioni ndërkombëtar Fitch Ratings

4/24/2020

 Agjensioni ndërkombëtarë për rangim kreditor Fitch Ratings ka konfirmuar vlerësimin kreditor të shkallës BB (Long-Term Issuer Default Rating) Perspektivë e Qendrueshme për bankën ProCredit në Kosovë.

Ky vlerësim i lartë i qëndrueshmërisë kreditore të bankës ProCredit në Kosovë pasqyron menaxhim të shëndosh e sistematik të rrezikut dhe mirëmbajtjen e cilësisë së lartë të aseteve. 

Në anën tjetër qëndrueshmëria e lartë e Bankës ProCredit në Kosovë është gjithashtu meritë e ProCredit Holding, aksionarit kryesor të bankës, – me shkallë vlerësimi të konfirmuar edhe këtë vit BBB, e cila zbaton një politikë të kujdesshme të menaxhimit të riskut në secilën nga bankat e grupit.

Për bankën ProCredit Kosovë konfirmimi i vlerësimit është një votë e besimit në strategjinë e bankës në funksion të mbështetjes financiare të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe  reflekton konfirmim të stabilitetit tonë si një institucion financiar që dëshmon për shkallën e lartë të respektimit të praktikave dhe standardeve më të mira ndërkombëtare bankare.