Banka ProCredit mbështet ndërtimin e Qendrës për Edukim Mjedisor “Thesarët e Natyrës”

9/30/2018

Banka ProCredit ka mbështetur ndërtimin e Qendrës për Edukim Mjedisor në kuadër të Pyllit të Arinjëve (fshati Mramor, afër liqenit të Badovcit). Qendra  ka për qëllim që përmes edukimit joformal dhe interaktiv të promovojë mbrojtjen e ambientit në Kosovë.

Banka ProCredit ka mbështetur këtë projekt inovativ ku ka financuar lidhjen e qendrës me sistemin e furnizimit me rrymë dhe instalimin e paneleve solare fotovoltaike me kapacitet 30KW, 120 panele solare.

Ky investim planifikohet që të mbulojë 20% të energjisë së shpenzuar të Qendrës; Vlera e projektit që banka ka participuar është 67.000 Euro.

“Për bankën ProCredit, ky projekt është i një rëndësi të veçantë meqë në njërën anë shprehë dedikimin e vazhdueshëm të bankës në mbrojtje të mjedisit, element i pandarë i identitetit tonë dhe në anën tjetër konfirmon tutje pozicionin tonë për përgjegjësi sociale” është shprehur drejtori gjeneral i bankës ProCredit Ilir Aliu.