Banka ProCredit në Kosovë lanson Nismën e Financimit të Ndërtesave të Gjelbra të certifikuara për zhvillues të patundshmërive dhe pronarë të shtëpive 

12/1/2020

01.12.2020 – Sektori i ndërtimit përbën rreth 40% të emetimeve të CO2 të ndërlidhur me energji në të gjithë botën, me ndikim gjithnjë e më negativ në mjedis dhe shëndet. Prandaj, praktikat e qëndrueshme dhe miqësore ndaj mjedisit në sektorin e ndërtimit po bëhen thelbësore. 

ProCredit Bank SH.A. ka lansuar nismën e re të financimit të ndërtesave të gjelbra, e cila do t’i ndihmojë klientët dhe zhvilluesit  për të ndërtuar dhe blerë ndërtesa të qëndrueshme me efiçencë të energjisë. Klientët e kualifikuar do të kenë mundësi të matin ndikimin e vendimeve të tyre në krijimin e një ndërtese më efiçiente, me qëllimin përfundimtar të tranzicionit të të gjitha ndërtesave në ndërtesa me zero emetim të karbonit. Me mbështetje teknike falas nga Sintali-SGS, ky instrument ofron ekspertizë të financimit të gjelbër, normë atraktive të interesit të kredisë për investime, si dhe zbritje në tarifat për certifikimin e ndërtesave të gjelbra. Përmes këtij instrumenti të ri pionier, Banka synon të stimulojë tregun e ndërtesave të gjelbra në Kosovë.

Duke e njohur nevojën për adresimin e kësaj çështjeje, ekspertët e IFC-së (pjesë e Grupit të Bankës Botërore) kanë zhvilluar programin EDGE “Excellence in Design for Greater Efficiencies” për t’ua lehtësuar pronarëve dhe zhvilluesve në sektorin e ndërtimit vlerësimin e efiçiencës së energjisë në ndërtesat e tyre. Kur projekti të arrijë zvogëlim prej 20% në energji, në ujë dhe në energjinë e shpenzuar për prodhimin e materialeve, ai është i gatshëm për certifikimin EDGE  – dhe sigurisht, ndërtesa do të ketë  vlerë dukshëm më të lartë. 

“Ne duhet t’i përgjigjemi krizës klimatike dhe zvogëlimi i emetimit të gazrave serrë të shkaktuara nga sektori i ndërtimit është një mënyrë se si mund ta bëjmë këtë. Marrëveshja jonë e re e shërbimit me Sintali-SGS ka për qëllim të mbështesë dhe të nxisë sektorin e ndërtimit dhe bizneset tjera që të kalojnë në ndërtesa më të gjelbra. Shpresojmë që, duke e ofruar këtë shërbim të ri dhe duke ofruar stimuj shtesë, ne do të mund ta inkurajojmë tregun e ndërtimit në Kosovë të kontribuojë drejtë një të ardhmeje më të qëndrueshme” deklaroi Visar Paçarada, anëtar i Bordit Menaxhues të ProCredit Bank SH.A. në Kosovë. 

Duke vepruar si një “one-stop-shop” për shërbimet e certifikimit EDGE dhe të auditimit, Sintali-SGS u ofron klientëve një rrugë të thjeshtë dhe transparente për certifikimin EDGE. Pajtueshmëria me kriteret e kualifikimit së EDGE për ndërtesat me efiçiencë të energjisë iu mundëson klientëve të bankës ProCredit që t’i certifikojnë ndërtesat e tyre sipas standardeve të Bankës Botërore. 

Banka ProCredit do të lansoj dhe organizojë  një ngjarje virtuale më 09 dhjetor në ora 14:00 së bashku me IFC-në dhe Sintali-SGS për të prezantuar programin dhe për të ofruar më shumë detaje.. Për t’u regjistruar në këtë ngjarje virtuale, ju lutemi klikoni në linkun në vijim: REGJISTROHU TANI.

Ky shërbim i ri financiar është pjesë e zotimit më të gjerë për qëndrueshmëri nga grupi ProCredit. Grupi ProCredit është zotuar të arrijë neutralitetin në karbon për operacionet e tij në periudhën afatmesme si dhe të rrisë përqindjen e kredidhënies së gjelbër në portofolin e saj të përgjithshme të kredive deri në 20%. 


Rreth ProCredit Bank SH.A në Kosovë
ProCredit Bank SH.A. është një bankë komerciale e orientuar drejt zhvillimit, e cila merret me veprimtari bankare të përgjegjshme. Pjesë e kësaj përgjegjësie është veprimi në përputhje me standardet e paracaktuara shoqërore, etike dhe mjedisore. Banka ProCredit ofron shërbime cilësore për biznese të vogla dhe të mesme si dhe për klientë privatë të cilët preferojnë t’i realizojnë shërbimet bankare në mënyrë efiçiente përmes kanaleve elektronike. Qasja e përgjegjshme ndaj mbrojtjes së mjedisit është pjesë e rëndësishme e përgjegjësisë shoqërore të bankës ProCredit dhe një vlerë e mishëruar në filozofinë e saj bankare. Për më shumë informata, vizitoni www.procreditbank-kos.com 

Rreth Sintali-SGS
Sintali dhe SGS punojnë së bashku si një partner global për certifikimin EDGE. Duke vepruar si një “one-stop-shop” për shërbimet e certifikimit EDGE dhe të auditimit, Sintali-SGS ofron shërbime me cilësinë më të lartë për klientët nga e mbarë bota. Klientët marrin vetëm një kontratë, me një çmim gjithëpërfshirës dhe këshilla të ekspertëve pa kosto shtesë. Përmes sistemeve moderne dhe teknologjive të fjalës së fundit, klientët gjithashtu kanë qasje në zgjidhje që mbështesin procese kosto-efektive dhe efiçiente. Me një histori të pasur në auditim, zhvillim dhe operim të standardeve të ndërtesave të gjelbra, Sintali-SGS sjell ekspertizë globale në tregjet lokale dhe përmes një rrjeti unik të zyrave dhe partnerëve nga e mbarë bota ofrojnë mbështetje lokale. Për më shumë informata, vizitoni www.sintali.com 

Rreth EDGE
Si një risi e IFC-së (pjesë e Grupit të Bankës Botërore), EDGE ndihmon zhvilluesit e patundshmërive ndërtojnë dhe të krijojnë markohen si të gjelbërt në mënyrë të shpejtë, të lehtë dhe të përballueshme. EDGE mbështetet nga softueri pa pagesë që inkurajon zgjidhje për të zvogëluar energjinë, ujin dhe energjinë e shpenzuar për prodhimin e materialeve ndërtimore për të paktën 20 përqind, që është standardi për certifikimin EDGE. Ky program është mbështetur në mënyrë bujare nga këta donatorë: Austria, Kanada, Danimarka, ESMAP, BE, Finlanda, GEF, Hungaria, Japonia dhe Zvicra. Për më shumë informata, vizitoni www.edgebuildings.com

Rreth IFC-së
IFC, një organizatë simotër e Bankës Botërore dhe anëtare e Grupit të Bankës Botërore, është institucioni zhvillimor më i madh global me fokus në sektorin privat në tregjet në zhvillim. Operon në më shumë se 100 vende, duke përdorur kapitalin, ekspertizën dhe ndikimin e saj për të krijuar tregje dhe mundësi në vendet në zhvillim. Në vitin fiskal 2019, IFC-ja ka investuar më shumë se 19 miliardë dollarë në kompani private dhe institucione financiare në vendet në zhvillim, duke maksimizuar kësisoj fuqinë e sektorit privat për të zhdukur varfërinë e skajshme dhe për të nxitur prosperitetin e përbashkët. Për më shumë informata, vizitoni www.ifc.org