Llogari Kursimi Flex për Klientë Biznesi

9/20/2018

Klientët e biznesit me mjete likuide shtesë, për herë të parë duke filluar nga data 01.10.2018 kanë mundësi të bartin fondet e tyre edhe në llogarinë e Kursimit Flex, llogari me interes në fondet e tyre. Kjo llogari është e përshtatshme për kursim, për akumulim të mjeteve likuide të kompanisë të cilat mbeten të pashfrytëzuara. Përmes llogarisë suaj rrjedhëse ju mund të depononi dhe tërhiqni të në llogarinë e kursimit Flex të hollat 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, sipas nevojave të kompanisë.

Interesi i kësaj llogarie llogaritet në baza ditor, ndërsa paguhet në muaj në llogarinë e rregullt të transaksioneve.

Karakteristikat e llogarisë për transaksione me interes me të parë:

  •  Valuta: EUR
  •  Shuma minimale në llogari me qëllim të llogaritjes së interesit: 30.000 
  •  Norma e interesit (nominale dhe efektive):   0.30% për vit

Përcjellja e mjeteve nga kjo llogari mundësohet vetëm ndaj llogarive brenda biznesit në Bankën ProCredit. Mjetet në këtë llogari mund të shfrytëzohen në çdo moment, por nevojitet të njëjtat së pari të barten në llogarinë rrjedhëse Direkt. Llogaria e Kursimit Flex mund të ketë bilanc më të vogël se 30.000 EUR, por bilanci i mbetur në ketë llogari do të llogaritet si mjete të deponuara në llogarinë rrjedhese dhe nuk do të llogaritet interes.


Si të hapni llogari të kursimit Flex për biznese?
Kontaktoni Këshilltarin tuaj për Klientë Biznesi apo kontaktoni në Qendrën tonë të Kontaktit në numrat 049 555 555 dhe 038 555 555.