Ndryshimi i komisionit mujor në kuadër të llogarisë ProCredit Direkt

8/29/2018

Duke filluar nga data 01 tetor 2018, llogarisë ProCredit Direkt do t'i shtohen shërbime shtesë dhe si rezultat komisioni mujor për mirëmbajtje të shërbimeve do të ndryshoj. Në të njëjtën kohë në vazhdën e promovimit të kulturës së kursimit në bankën tonë, do të rritet edhe norma e interesit në kursime Flex nga 0.01% në 0.30% (normë efektive vjetore) dhe për Flex për fëmijë nga 0.15% në 0.30%.

Përmes llogarisë ProCredit Direkt ju keni qasje në të gjitha shërbimet bankare dhe mund t`i menaxhoni të hollat tuaja 24 orë 7 ditë në javë me një komision fiks mujor.

Shërbimet të cilat përfshihen janë këto:

Shërbimet Bankare Komisioni Mujor
Hapja, mirëmbajtja dhe mbyllja e llogarisë rrjedhëse, Flex Save, Flex Save për fëmijë dhe depozita me afat                   5EUR
Lëshimi, mirëmbajtja dhe dërgimi me postë i një kartele të debitit
Deponimi dhe tërheqja në bankomate të ProCredit Bank
Tërheqja nga POS në dyqane të caktuara
Blerjet në POS të ProCredit Bank dhe në bankat tjera në Kosovë
Tri tërheqje në muaj në bankomate të bankave tjera në Kosovë
Gjenerimi i mini-bilancit në bankomate të ProCredit Bank
3D secure IPIN
Resetimi i PIN kodit të kartelës
Mbushja  telefonit në bankomate të ProCredit Bank
Pagesa e faturave në bankomate të ProCredit Bank
Aktivizimi i kartelave të mbetura në bankomate të ProCredit Bank
Blerjet në POS të ProCredit Bank Shqipëri
Transfertat ndërmjet llogarive dhe brenda ProCredit Bank me e-Banking
Aplikimi dhe urdhër-pagesat me e-Banking
Transfertat kombëtare dalëse me e-Banking
Pagesat e faturave me e-Banking
Transfertat ndërkombëtare hyrëse ProPay
e-Banking (SMS TAN) dhe m-Banking
Shërbimet e Qendrës së Kontaktit (CIC)
SMS njoftimi, SMS mbushje dhe SMS Bilanci
Autorizimi i një personi në llogarinë rrjedhëse
Konfirmimi që klienti ka llogari bankare dhe viza konfirmimi

Kliko çmimoren për Klientë Privatë

Përveç këtyre shërbimeve ju ofrohet mundësia edhe për:

  • Fonde Flex (mbitërheqje) deri në 200% të pagës tuaj me normë efektive vjetore 9,37%
  • Kredi Investive me normë efektive vjetore prej 6,71%
  • Kredi për shtëpi me normë efektive vjetore prej 4,43%

Nuk do të pritni më në radhë për të kryer një shërbim sepse me ne mund të bëni bankim kurdo dhe kudo që dëshironi.

Për çdo informatë shtesë apo paqartësi ju lutem na kontaktoni në Qendrën tonë të Kontaktit në numrat 049 555 555 dhe 038 555 555.