Ndryshimi i komisionit mujor në kuadër të llogarisë ProCredit Direkt për Klientët e Biznesit

8/30/2018

Duke filluar nga data 01 tetor 2018, llogarisë rrjedhëse do t'i shtohen shërbime shtesë, si rezultat komisioni mujor për mirëmbajtje të shërbimeve do të bëhet 20.00 Euro.

Kjo llogari ju mundëson qasje të plotë në financa përmes kanaleve elektronike, respektivisht platformave e-Banking, m-Banking dhe Zonat 24/7 me të vetmin qëllim që klientët të kenë qasje në shërbime bankare 24 orë në ditë, 7 ditë në javë. Strukturimi i shërbimeve bankare ka për qëllim lehtësimin e punës rutinore bankare përmes platformave digjitale. Mbi të gjitha, grumbullimi i shërbimeve të nevojshme bankare përmes llogarisë rrjedhëse ka një kosto të vetme, për shumicën e shërbimeve të nevojshme bankare.

Po ashtu, klientët e biznesit për herë të parë kanë mundësi të shkëlqyeshme të bartin fondet e tyre edhe në llogarinë e Kursimit Flex. Për të fituar interes, bilanci në këtë llogari duhet të jetë minimum 30.000 Euro dhe interesi llogaritet në baza ditor. Në rast se bilanci juaj në ketë llogari bie nën 30.000 , atëherë nuk do të llogaritet interes dhe ky bilanc i mbetur në ketë llogari do të llogaritet njejtë si mjetet e deponuara në llogari rrjedhëse. Kjo llogari është e përshtatshme për kursim, për akumulim të mjeteve likuide të kompanisë të cilat mbeten të pashfrytëzuara. Përmes llogarisë suaj rrjedhëse ju mund të depononi dhe tërhiqni të në llogarinë e kursimit Flex 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, sipas nevojave të kompanisë duke transferuar fillimisht mjetet nga llogaria e Kursimit Flex në llogari rrjedhëse.

Shërbimet Bankare Komisioni Mujor
Hapja, mirëmbajtja dhe mbyllja e llogarisë rrjedhëse, llogarisë për kursim dhe llogarisë së depozita me afat 20.00 EUR
5.00 USD/CHF
Lëshimi, mirëmbajtja dhe dërgimi me postë i një kartele të debitit

Lëshimi, mirëmbajtja dhe dërgimi me postë kartelave të deponimit për palët e treta

Mirëmbajtja dhe deponimi në DropBox
Deponimi dhe tërheqja në bankomate të ProCredit Bank
Tërheqja nga POS në dyqane të caktuara (lista)
Tri tërheqje në muaj në bankomate të bankave tjera në KosovëTri tërheqje në muaj në bankomate të bankave tjera në Kosovë
Blerjet në POS të ProCredit Bank
Blerjet në POS të bankave tjera në Kosovë
Blerjet në POS të ProCredit Bank ShqipëriBlerjet në POS të ProCredit Bank ShqipëriBlerjet në POS të ProCredit Bank Shqipëri
Gjenerimi i mini-bilancit të llogarisë në bankomate të ProCredit Bank
Aktivizimi i kartelave të mbetura në bankomate
3D Secure - IPIN
Transfertat brenda llogarive të të njëjtit klientë dhe llogarive tjera në ProCredit Bank me e-Banking
Pagesa e faturave në bankomate të ProCredit Bank
Mbushja e telefonit në bankomate të ProCredit Bank
Aplikimi dhe urdhërpagesa periodike bankare brenda ProCredit me e-Banking
Pagesa e faturave mujore (rrymë, ujë,etj) përmes e-Banking
Lëshimi dhe mirëmbajtja e e-Banking dhe m-Banking
Pajisja e klientit me token të ri (deri në dy token për 2 përdorues)
Aplikimi për shërbimet me SMS dhe shërbimet e qendrës së kontaktit (CIC)
SMS Njoftimi, SMS Mbushje dhe SMS Bilanci
Konfirmimi për vizë
Konfirmimi që klienti ka llogari bankare
Konfirmimi i shpenzimeve bankare
Konfirmimi i shpenzimeve për auditorë
Shtimi/largimi i personave të autorizuar në llogari
Letër referenca/qëllimi/qarkullimi

Kliko çmimoren për Klientë Biznesi

Përveç këtyre shërbimeve ju ofrohet mundësia edhe për:

  • Llogari Kursimi Flex, lexo më shumë (link)
  • Kredi biznesi, lexo më shumë (link)
  • Mbitërheqje (overdraft), lexo më shumë (link)
  • Si dhe limit kreditor, lexo më shumë (link)

Rritni efiçencën e biznesit tuaj duke kryer pune bankare 24/7 kurdo dhe kudo që dëshironi.

Për çdo informatë shtesë apo paqartësi ju lutem na kontaktoni Këshilltarin tuaj për Biznes apo Qendrën tonë të Kontaktit në numrat 049/555 555 dhe 038/555 555.