ProCredit Bank me ofertë speciale për kredi të veturave elektrike për biznese

2/16/2022

Adaptoni teknologjinë e fundit në flotën e veturave për biznesin tuaj, rrit efiçiencën tuaj dhe pozitën konkurruese në treg duke përfituar nga oferta me kushte speciale nga banka ProCredit.

Përfitoni nga kushtet speciale:

  • 4% normë efektive të interesit
  • 0% shpenzime administrative 
  • Afat kthimi deri në 5 vite

Pse veturë elektrike?

  • Një veturë elektrike në Kosovë emeton më pak CO2 krahasuar me një veturë që lëviz me naftë. Nuk emeton asnjë grimcë të imët (PM2.5) duke rezultuar kështu në cilësi më të mirë të ajrit dhe rrjedhimisht, shëndet më të mirë të njeriut. 
  • Veturat elektrike njihen si vetura më ekonomike. Në 100 km të përshkuara shpenzojnë 0.81 Eur krahasuar me një mesatare të veturës së zakonshme që shpenzon rreth 7.38 Eur (duke llogaritur që shpenzon 5.5L për 100km me çmim të naftës 1.23 EUR/L). Pra, në vlerë monetare kurseni deri 89%.
  • Veturat elektrike janë më të qeta se makinat me benzinë dhe naftë, që do të thotë se shkaktojnë deri në 100% më pak ndotje akustike.
Kredi për veturë elektrike 25,000 Eur
Periudha e kthimit të kredisë 60 muaj 
Norma nominale 3.93%
Shpenzimet administrative 0%
Norma efektive e interesit 4%

E ardhmja është elektrike!
Oferta vlen deri më 30 qershor 2022.